FSK dhe Ajova me plan të përbashkët për vitet 2025-2027

Në kuadër të partneritetit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Gardës Kombëtare të Ajovës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një delegacion nga FSK mori pjesë në Konferencën Planifikuese për koordinimin e trajnimeve dhe aktiviteteve për vitet 2025-2027, sipas linjave të përpjekjeve: Manovrës, Mbështetjes Logjistike, Personelit, Komunikimit dhe Kibernetikës, Mjekësisë, si dhe Kanalit të Nënoficerëve dhe Zhvillimit të Liderëve.

Konferenca është realizuar në Ajova të SHBA-së, bazuar në udhëzimet dhe zotimet e komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral-lejtnant Bashkim Jashari, dhe komandantit të Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral major Stephen Osborn, në kuadër të partneritetit që ka FSK me Gardën Kombëtare të Ajovës.