Në një deklaratë të publikuar në Facebook, Kryesia e Partisë GUXO – Dega Ferizaj njoftoi se ka vendosur të tërhiqet plotësisht dhe të pushojë aktivitetin e saj politik në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit 2025. Sipas deklaratës, ky vendim erdhi pas diskutimeve të gjera dhe votimit në frymën e demokracisë, duke u fokusuar në ruajtjen e identitetit dhe kauzës politike të partisë. Dega, e cila deklaron se ka qenë një ndër më të organizuarat dhe të suksesshmet në nivel kombëtar, theksoi se kjo ishte një lëvizje e nevojshme në dritën e sfidave të brendshme.
Në deklaratë u renditën edhe arsyet kryesore për këtë vendim, përfshirë ndjekjen e interesave personale nga bashkëkryetarët Donika Gërvalla dhe Faton Peci, mosrespektimin e vendimeve të Këshillit të Përgjithshëm dhe mungesën e komunikimit me strukturat partiake. Dega kritikoi gjithashtu shkeljet hierarkike dhe devijimin nga motoja “E ardhmja u takon atyre që guxojnë,”