Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka prezantuar maskotën e re të Kombëtares Shqiptare për Kampionatin Europian U-17 që do të zhvillohet në Shqipëri në vitin 2025. Maskota është një shqiponjë e veshur me fanellën e kuqe të ekipit kombëtar. Për emërtimin e saj, FSHF ka kërkuar ndihmën e tifozëve përmes një sondazhi online.
Pas votimit nga tifozët në rrjetet sociale të FSHF-së, me shumicë votash është përzgjedhur emri “Alban” për maskotën e Kombëtares. Kjo maskotë do të shoqërojë ekipin gjatë gjithë ndeshjeve të EURO 2025, duke sjellë një risi dhe entuziazëm për këtë pjesëmarrje të veçantë.