Kosova vazhdon rritjen e varësisë nga mallrat kineze
Kosova po përballet me një rritje të ndjeshme të importeve nga Kina, duke reflektuar një varësi në rritje nga mallrat kineze. Të dhënat e fundit ekonomike tregojnë një trend të vazhdueshëm rritës të importit të mallrave nga Kina, duke përfshirë edhe vitin 2024 deri në muajin tetor.
Në vitin 2021, vlera totale e mallrave të importuara nga Kina ishte 452 milionë euro.
Në vitin 2022, kjo shifër u rrit në 548 milionë euro, duke shënuar një rritje të ndjeshme prej mbi 21%.
Në vitin 2023, importet nga Kina arritën në 650 milionë euro, një rritje tjetër prej 18.5% krahasuar me vitin e kaluar.
Në vitin 2024 (deri në tetor), vlera e importeve nga Kina ka arritur në 614.7 milionë euro, duke treguar se trendi i lartë i varësisë nga mallrat kineze po vazhdon.
Krahasimi i peshës neto të mallrave të importuara tregon një dimension të rëndësishëm të kësaj rritjeje. Pesha neto e mallrave të importuara nga Kina është rritur ndjeshëm. Kjo tregon se rritja nuk është vetëm rezultat i inflacionit apo rritjes së çmimeve, por edhe i një volumit më të madh të mallrave të importuara. Ky fakt nënvizon rritjen e madhe të kërkesës për mallrat kineze në Kosovë.