ShkencëKur Drita e Fortë “Ndez” Aktivitetin Elektrik të Trurit
Çdo sekondë, truri i njeriut e konverton botën përreth në gjuhë elektrike. Një nga shembujt më të drejtpërdrejtë të këtij procesi është vetë shikimi. Ajo që ne e quajmë “dritë” nuk përjetohet fillimisht nga truri si ndriçim apo ngjyrë, ajo shndërrohet në aktivitet elektrik në momentin që arrin në retinë.
Kjo ka bërë që shkencëtarët dhe neurologët të studiojnë një pyetje të rëndësishme: çfarë ndodh kur truri ekspozohet ndaj drite intensive dhe të pandërprerë për periudha të gjata?
Retina: Konvertuesi Biologjik Elektrik
Syri nuk është thjesht një kamerë. Retina funksionon më shumë si një sensor nervor i gjallë, i lidhur drejtpërdrejt me trurin.
Brenda retinës ndodhen qeliza të specializuara të quajtura “rods” dhe “cones”, të cilat kanë detyrën të zbulojnë fotonet (grimcat e dritës) dhe t’i shndërrojnë ato në sinjale elektrokimike përmes një procesi të quajtur fototransduksion.
Këto sinjale më pas transmetohen përmes nervit optik drejt sistemit nervor qendror. Truri nuk e “sheh” kurrë dritën drejtpërdrejt. Ai përjeton interpretime elektrike të saj.
Drita e Vazhdimshme Nënkupton Aktivitet të Vazhdimshëm Nervor
Në kushte normale, ky sistem funksionon vazhdimisht dhe në mënyrë efikase. Por ekspozimi ndaj drite shumë të fortë ose të pandërprerë rrit ngarkesën mbi rrugët nervore të retinës dhe trurit.
Drita intensive rritë frekuencën e aktivizimit të neuroneve, stimulon sistemet e zgjimit dhe vigjilencës, aktivizon sistemin autonom, ulë prodhimin e melatoninës, ndikon në ritmin cirkadian dhe të rritë kërkesën metabolike në zonat vizuale të trurit.
Për këtë arsye, ekspozimi i zgjatur ndaj dritës intensive mund të mbistimulojë sistemin nervor dhe të shkaktojë simptoma si mbingarkesë mendore, dhimbje koke, lodhje vizuale, irritim, pagjumësi, marramendje, lodhje dhe ndjeshmëri të shtuar shqisore.
Shumë njerëz e përshkruajnë këtë si ndjesi “elektrizimi” të trurit, por mekanizmi real lidhet me shkëmbimin e joneve, neurotransmetuesit dhe sinjalizimin nervor të sinkronizuar.
Pse Disa Tru Reagojnë Më Fort
Jo çdo sistem nervor e toleron njësoj dritën intensive.
Në këto gjendje, drita intensive mund të mbistimulojë rrugët nervore tashmë të ndjeshme. Studiuesit besojnë se kjo lidhet me hiperaktivitetin e korteksit vizual, rrugët e dhimbjes trigeminale, sistemin autonom dhe sinjalizimin inflamator.
Ndjeshmëria ndaj dritës është një simptomë e zakonshme në shumë gjendje neurologjike dhe neuro-okulare. Tek migrena, drita intensive mund të aktivizojë ose përkeqësojë dhimbjen përmes mbistimulimit të rrugëve vizuale dhe trigeminale në tru. Në rastet e dëmtimit traumatik të trurit, truri shpesh bëhet më i ndjeshëm ndaj stimujve shqisorë pas traumës, duke bërë që ndriçimi i fortë të shkaktojë lodhje mendore, marramendje ose dhimbje koke.
Gjendje inflamatore si encefaliti dhe meningjiti mund të shkaktojnë fotofobi të theksuar për shkak të irritimit të strukturave nervore dhe mbindjeshmërisë së sistemit nervor qendror. Edhe sindroma e syrit të thatë, megjithëse është kryesisht okulare, krijon sinjale të vazhdueshme irrituese drejt trurit, duke rritur ndjeshmërinë ndaj dritës.
Ndërsa tek epilepsia, veçanërisht format fotosensitive, drita pulsuese ose intensive mund të shkaktojë aktivitet elektrik të sinkronizuar dhe të tepërt në tru, duke nxitur episode neurologjike ose kriza epileptike.
Shkencërisht, drita intensive nuk e godet trurin me elektricitet. Por ajo e detyron sistemin nervor të prodhojë vazhdimisht aktivitet elektrokimik përmes rrugëve vizuale dhe mekanizmave të vigjilencës.
Drita intensive dhe e pandërprerë e detyron trurin në sinjalizim të vazhdueshëm elektrik nga retina drejt korteksit, duke mbistimuluar sistemet nervore të ndjeshme.