Kaja Kallas deklarohet pas takimit me kryeministrin e Kosovës

Kaja Kallas, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian kalon përmes normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke u bazuar në Marrëveshjen e Ohrit.

Ajo shtoi se mirëpret gatishmërinë për bashkëpunim të plotë pas sulmit të fundit terrorist dhe theksoi se:

“Autorët e këtij akti duhet të përballen me drejtësinë.”

Image: @kajakallas X