FBI paralajmëron përdoruesit e iPhone dhe Android: Mos dërgoni mesazhe tek njeri-tjetri pa enkriptim
FBI dhe Agjencia për Sigurinë Kibernetike dhe Infrastrukturën (CISA) kanë paralajmëruar përdoruesit e telefonave Android dhe iPhone për rreziqet e komunikimit me mesazhe të paenkriptuara ndërmjet tyre.
Telefonat e Apple (iPhone) përdorin enkriptim për mesazhet midis iPhone-ve. Poshtu edhe Google (Android) përdor enkriptim për mesazhet midis pajisjeve Android. Megjithatë, mesazhet e dërguara midis përdoruesve të Iphone dhe Android nuk janë të enkriptuara.
Ky paralajmërim vjen si përgjigje ndaj sulmit kibernetik të njohur si Salt Typhoon nga Kina.