Një Politikë e Fjalës së Mbajtur, Jo e Pushtetit me Çdo Kusht

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shënuar një rritje të ndjeshme në zgjedhjet e fundit, e qe pritet të arritjë rreth 180 mijë vota dhe një përqindje prej 20%, nga vetëm 12% që kishte më parë. Kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, e cilësoi këtë një rikthim në bazën e LDK-së dhe një sukses të rëndësishëm pas rënies historike. Ai theksoi se, megjithëse partia nuk e ka fituar garën, kjo rritje është një arritje domethënëse dhe dëshmi e mbështetjes së qytetarëve për platformën dhe vizionin e saj.

Në reagimin e tij, Abdixhiku kritikoi procesin e numërimit të votave, duke e quajtur të papranueshme vonesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për një detyrë që, sipas tij, është bazike dhe për të cilën kishte katër vjet kohë për t’u përgatitur. Ai theksoi nevojën për të rifilluar përdorimin e metodave klasike të numërimit, duke shprehur shqetësimin për menaxhimin e procesit zgjedhor. Sipas tij, përtej sfidave teknike, rezultati i zgjedhjeve reflekton vullnetin e qytetarëve, të cilin ai dhe LDK-ja e respektojnë plotësisht.

Duke folur për të ardhmen, Abdixhiku tha se LDK do të vazhdojë të mbajë premtimet e saj dhe të ruajë një standard të lartë të politikës, duke mos e parë pushtetin si qëllim në vetvete. Ai bëri thirrje për unitet brenda partisë dhe durim deri në përfundimin e numërimit, duke shprehur bindjen se “dritë do të ketë sërish.”