FIFPRO World 11 2024: Manchester City kryeson listën e nominimeve
Shtatë lojtarë të Manchester City-t janë përfshirë në listën e 11 lojtarëve të Premier League të nominuar për Ekipin e Vitit Fifpro 2024 për meshkuj. Vetëm Real Madrid ka më shumë lojtarë të nominuar, me tetë, përfshirë Kylian Mbappe, që iu bashkua klubit nga Paris Saint-Germain këtë verë.
Lojtarët e City-t të nominuar janë Ederson, Ruben Dias, Kyle Walker, Rodri, Kevin De Bruyne, Phil Foden dhe Erling Haaland.
Në kategorinë e femrave, në listën prej 26 lojtarësh janë përfshirë nëntë futbolliste angleze, ndërsa kampionet e Women's Super League, Chelsea, kanë katër përfaqësuese.
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë të vetmit lojtarë të listës që luajnë jashtë Europës. Messi ka marrë nominimin e tij të 18-të, ndërsa Ronaldo ka të 16-in.
Çmimi Fifpro World 11 votohet ekskluzivisht nga futbollistët profesionistë, dhe fituesit do të shpallen më 9 dhjetor në ceremoninë Fifa Best.