FFK: Të mërkurën tërhiqet shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën, më 11 dhjetor, në orën 14:00, në ambientet e saj, do të mbahet ceremonia e tërheqjes së shortit për fazën e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës.
Në këtë fazë të rëndësishme të garës kanë arritur të kualifikohen gjithsej 16 skuadra, prej të cilave nëntë janë nga Superliga, ndërsa shtatë vijnë nga Liga e Parë. Të gjitha këto ekipe do të luftojnë për një vend në çerekfinale, duke sjellë emocion dhe rivalitet në këtë kompeticion.
Skuadrat pjesëmarrëse në këtë fazë janë: Drita, Dukagjini, Drenica, Vushtrria, Llapi, Ferizaj, Vëllaznimi, Gjilani, Prishtina, Rilindja 1974, Prishtina e Re, Feronikeli 74, Suhareka, Malisheva, Dinamo dhe Trepça.