Impakti.com
EN|SQ
BallinaEkonomiTeknologjiPolitikëBotëMotiKulturëJetesëShkencëOp-EdNacionaleLigjLojraLive
Të gjithaEditorialAnalizaOpinionKolumneKomenteEseAutorët

Shkarko aplikacionin

Shkarko në App StoreShkarko në Google Play
Impakti.com

Impakti është një platformë lajmesh dixhitale dygjuhëshe që ofron lajme dhe analiza në anglisht dhe shqip.

Na gjeni në:

Kompania

  • Për Ne
  • Reklamo
  • Na Kontaktoni
  • Karriera
  • Kushtet e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Radio Impakti
  • Breezee Weather
  • Acconty
  • Impakti TV

Seksionet

  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Politikë
  • Botë
  • Moti
  • Kulturë
  • Shkencë
  • Jetesë
  • Editorial
  • Nacionale
  • Ligj

Redaksia

  • Redaksia
  • Politikat & Standardet
  • Kontakto Redaksinë
  • Kërko Korrigjim
  • Abonimi
  • Arkivi

Kompania

  • Për Ne
  • Reklamo
  • Na Kontaktoni
  • Karriera
  • Kushtet e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Radio Impakti
  • Breezee Weather
  • Acconty
  • Impakti TV

Seksionet

  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Politikë
  • Botë
  • Moti
  • Kulturë
  • Shkencë
  • Jetesë
  • Editorial
  • Nacionale
  • Ligj

Redaksia

  • Redaksia
  • Politikat & Standardet
  • Kontakto Redaksinë
  • Kërko Korrigjim
  • Abonimi
  • Arkivi

© 2026 Impakti. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Murat Paçarada, avokat

E hënë, 19 tetor 2026

1 kontribute të publikuara

Pafajësia në Hagë dhe e drejta për kompensim
Kontribut

Pafajësia në Hagë dhe e drejta për kompensim

A mund të krahasohen juridikisht rastet e Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin? Dhe a ndikojnë milionat e paguar nga Kosova për mbrojtjen juridike në të drejtën eventuale për kompensim për privimin nga liria?Këtyre ditëve, në opinionin publik po diskutohet gjithnjë e më shumë një pyetje që, në rast të përfundimit të proceseve para Dhomave të Specializuara me aktgjykime të pafajësisë, do të marrë rëndësi të madhe juridike dhe financiare:Nëse Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi apo persona të tjerë të akuzuar para Dhomave të Specializuara shpallen përfundimisht të pafajshëm, a do të kenë të drejtë në kompensim për periudhën e kaluar në privim nga liria?Në debatet publike shpesh dëgjohet një kundërargument: edhe Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj kaluan periudha të konsiderueshme në paraburgim në Hagë, u gjykuan dhe u shpallën të pafajshëm, por pafajësia e tyre nuk prodhoi një të drejtë të përgjithshme për kompensim nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY). Në shikim të parë, krahasimi duket logjik. Juridikisht, megjithatë, krahasimi nuk është i saktë.

Arsyeja themelore është se bëhet fjalë për dy regjime juridike të ndryshme

Haradinaj dhe Limaj u gjykuan nga një Tribunal i Kombeve të Bashkuara. Fatmir Limaj u gjykua nga ICTY-ja dhe më 30 nëntor 2005 u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat. Më 27 shtator 2007, Dhoma e Apelit konfirmoi pafajësinë e tij.Ramush Haradinaj u shpall i pafajshëm në shkallën e parë më 3 prill 2008. Pas procedurës së apelit u urdhërua rigjykim i pjesshëm, ndërsa më 29 nëntor 2012 ai u shpall përsëri i pafajshëm.Por ICTY-ja ishte tribunal ndërkombëtar i themeluar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe funksiononte sipas Statutit dhe Rregullave të veta. Pikërisht këtu qëndron dallimi i parë thelbësor.Vetë ICTY-ja ka sqaruar publikisht se Statuti i Tribunalit nuk parashihte kompensim për një person vetëm për faktin se ai ishte ndjekur penalisht dhe më pas ishte shpallur i pafajshëm, kur akuzat thjesht nuk ishin provuar përtej dyshimit të arsyeshëm.Ky dallim është i rëndësishëm: pafajësia nuk e shndërronte vetvetiu paraburgimin e mëparshëm në privim të paligjshëm nga liria.Kjo nuk do të thotë se në sistemin ndërkombëtar nuk mund të shtrohej kurrë çështja e kompensimit. Jurisprudenca ndërkombëtare ka bërë dallim ndërmjet kompensimit vetëm për faktin e pafajësisë dhe një mjeti juridik për një shkelje konkrete të të drejtave të të akuzuarit, siç mund të jetë, në rrethana të caktuara, arrestimi ose ndalimi i paligjshëm. Prandaj, juridikisht është më e saktë të thuhet se Haradinaj dhe Limaj nuk kishin, sipas sistemit të ICTY-së, një të drejtë të përgjithshme për kompensim vetëm mbi bazën e faktit se procesi përfundoi me pafajësi.

Për Dhomat e Specializuara ekziston një regjim i posaçëm juridik i Kosovës

Situata juridike e personave që gjykohen sot para Dhomave të Specializuara është ndryshe.Republika e Kosovës ka miratuar Ligjin nr. 05/L-054 për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.Mbi bazën e nenit 5 paragrafi 2 të këtij ligji është nxjerrë Udhëzimi Administrativ MD nr. 04/2020, titulli i të cilit është shumë domethënës:“Për kompensimin e personave të akuzuar për krimet e pretenduara në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, të shpallur të pafajshëm me vendim të plotfuqishëm”. Por edhe më e rëndësishme se titulli është përmbajtja e tij.Neni 5 i këtij Udhëzimi përcakton shprehimisht se e drejta për kompensim për periudhën e privimit nga liria u takon personave ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë, është zhvilluar procedurë gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara sipas Ligjit nr. 05/L-053 dhe të cilët me vendim të plotfuqishëm janë shpallur të pafajshëm.Pra, këtu nuk kemi të bëjmë me analogji, interpretim politik apo me përpjekjen për të zbatuar mekanikisht rregullat e procedurës së zakonshme penale.

Ekziston një normë e posaçme juridike e miratuar pikërisht për këtë kategori personash

Udhëzimi shkon edhe më tej. Ai rregullon kompensimin për periudhën e privimit nga liria, dëmin material dhe fitimin e humbur, si dhe dëmin jomaterial apo moral. Për këtë të fundit përmenden, ndër të tjera, vuajtjet psikike/shpirtërore, frika dhe turpi.Prandaj, nëse një person i akuzuar para Dhomave të Specializuara shpallet i pafajshëm me vendim të plotfuqishëm dhe plotëson kushtet e përcaktuara me legjislacionin përkatës, ekziston bazë e shprehur juridike për të kërkuar kompensim.Ky është dallimi vendimtar nga sistemi i ICTY-së.Kush do ta paguante kompensimin? Edhe këtu në opinion krijohet shpesh një keqkuptim.Në një rast eventual të pafajësisë së plotfuqishme, kompensimi sipas këtij regjimi juridik nuk do të ishte një detyrim që automatikisht i ngarkohet “Hagës”, Dhomave të Specializuara apo shteteve që i financojnë ato.

Regjimin e kompensimit e ka krijuar Republika e Kosovës

Udhëzimi nr. 04/2020 parashikon mekanizmin institucional për realizimin e kësaj të drejte. Njësia përkatëse në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë shqyrton dokumentacionin dhe përcakton shumën e kompensimit, ndërsa njësia për buxhet dhe financa e Ministrisë ekzekuton pagesën.Nëse kërkesa nuk miratohet ose nëse nuk arrihet marrëveshje brenda afatit të përcaktuar, Udhëzimi parashikon edhe mundësinë e padisë për kompensim para gjykatës kompetente.Një element tjetër praktik që nuk duhet neglizhuar është afati: sipas nenit 11 të Udhëzimit, kërkesat për kompensim parashkruhen pas tre vjetësh nga dita e marrjes së vendimit të plotfuqishëm.Po milionat që Kosova ka paguar për avokatët? Këtu duhet bërë një dallim tjetër juridik, ndoshta po aq i rëndësishëm.Republika e Kosovës ka shpenzuar shuma të konsiderueshme për mbrojtjen juridike të personave të akuzuar para Dhomave të Specializuara.Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë të datës 24 korrik 2025, nga fillimi i proceseve gjyqësore deri në atë datë ishin paguar gjithsej 32,944,287.77 euro për mbrojtjen juridike.Sipas të njëjtit njoftim, vetëm për mbrojtjen e Hashim Thaçit deri në atë datë ishin shpenzuar 5,353,301.02 euro.Shumat janë të konsiderueshme dhe është e kuptueshme që publiku të shtrojë pyetjen:Nëse shteti ka paguar miliona euro për mbrojtjen e tyre, a mund të kërkohet më pas edhe kompensim për vitet e privimit nga liria?

Përgjigjja kërkon të dallohen dy institute juridike.

Mbulimi i shpenzimeve të mbrojtjes juridike synon financimin e mbrojtjes profesionale të personit gjatë zhvillimit të procesit penal.Kompensimi për privimin nga liria, ndërkaq, është një institut tjetër, i cili aktualizohet pas përfundimit të procesit dhe lidhet, sipas regjimit të posaçëm të përshkruar më sipër, me pafajësinë e plotfuqishme dhe periudhën e privimit nga liria.Këto dy institute kanë qëllime, kushte dhe momente të ndryshme juridike.Për këtë arsye, nga legjislacioni i analizuar nuk rezulton ndonjë bazë që pagesat e bëra për avokatët të konsiderohen automatikisht si parapagim i kompensimit për privimin nga liria ose të zbriten automatikisht nga një kompensim eventual.Me fjalë të tjera, shteti nuk mund t'i barazojë pa bazë ligjore dy kategori të ndryshme duke thënë thjesht: “Ua kemi paguar mbrojtjen, prandaj nuk ka kompensim”.Njëra është financim i mbrojtjes juridike gjatë procesit; tjetra është kompensim i një dëmi të përcaktuar sipas një regjimi tjetër juridik.Haradinaj dhe Limaj nuk janë precedent që e përjashton kompensimin. Këtu qëndron, sipas mendimit tim, edhe keqkuptimi kryesor i debatit publik.Rastet e Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt janë jashtëzakonisht të rëndësishme historikisht dhe juridikisht. Por ato nuk mund të përdoren mekanikisht si argument për përfundimin se, meqenëse ata nuk përfituan kompensim nga ICTY-ja vetëm mbi bazën e pafajësisë, atëherë as personat që gjykohen sot para Dhomave të Specializuara nuk mund të kenë të drejtë kompensimi.

Regjimet juridike nuk janë të njëjta

ICTY-ja nuk kishte një dispozitë të përgjithshme që krijonte të drejtën për kompensim vetëm për shkak të pafajësisë së arritur në rrjedhën normale të procesit.Kosova, ndërkaq, ka krijuar më vonë një regjim të posaçëm juridik që rregullon shprehimisht kompensimin e personave të akuzuar para Dhomave të Specializuara të cilët shpallen të pafajshëm me vendim të plotfuqishëm.Prandaj, nëse Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi apo ndonjë person tjetër i akuzuar para Dhomave të Specializuara shpallet përfundimisht i pafajshëm, pyetja juridike nuk do të jetë më nëse legjislacioni i Kosovës njeh fare një bazë për kompensim.

Baza juridike ekziston

Çështja konkrete do të jetë nëse janë plotësuar kushtet ligjore në rastin individual, cila periudhë e privimit nga liria merret në konsideratë, cilat kategori të dëmit provohen dhe sa do të jetë shuma e kompensimit.Dhe kjo është arsyeja pse teza: “Haradinaj dhe Limaj nuk u kompensuan, prandaj as Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi nuk mund të kompensohen”, juridikisht nuk qëndron pa analizuar dallimin themelor ndërmjet dy sistemeve.Në një çështje kaq të ndjeshme duhet shmangur edhe përfundimi i kundërt: ky shkrim nuk pretendon se ndonjë prej të akuzuarve do të marrë patjetër kompensim, sepse kjo varet nga rezultati përfundimtar i procesit dhe nga plotësimi i kushteve juridike.Ajo që mund të thuhet me siguri juridike është më e kufizuar, por shumë e rëndësishme:Nëse një person që hyn në fushëveprimin e këtij regjimi shpallet i pafajshëm me vendim të plotfuqishëm, legjislacioni i Republikës së Kosovës i njeh bazë juridike për të kërkuar kompensim për periudhën e privimit nga liria.Ky është dallimi juridik që duhet bërë kur krahasohen proceset e dikurshme të ICTY-së me proceset që sot zhvillohen para Dhomave të Specializuara.
Ad space

Në këtë pjesë

Më shumë titra