Impakti.com
EN|SQ
BallinaEkonomiTeknologjiPolitikëBotëMotiKulturëJetesëShkencëOp-EdNacionaleLigjLojraLive
Të gjithaGjykataLegjislacionDrejtësiPenaleKushtetueseNdërkombëtare

Shkarko aplikacionin

Shkarko në App StoreShkarko në Google Play
Impakti.com

Impakti është një platformë lajmesh dixhitale dygjuhëshe që ofron lajme dhe analiza në anglisht dhe shqip.

Na gjeni në:

Kompania

  • Për Ne
  • Reklamo
  • Na Kontaktoni
  • Karriera
  • Kushtet e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Radio Impakti
  • Breezee Weather
  • Acconty
  • Impakti TV

Seksionet

  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Politikë
  • Botë
  • Moti
  • Kulturë
  • Shkencë
  • Jetesë
  • Editorial
  • Nacionale
  • Ligj

Redaksia

  • Redaksia
  • Politikat & Standardet
  • Kontakto Redaksinë
  • Kërko Korrigjim
  • Abonimi
  • Arkivi

Kompania

  • Për Ne
  • Reklamo
  • Na Kontaktoni
  • Karriera
  • Kushtet e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Radio Impakti
  • Breezee Weather
  • Acconty
  • Impakti TV

Seksionet

  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Politikë
  • Botë
  • Moti
  • Kulturë
  • Shkencë
  • Jetesë
  • Editorial
  • Nacionale
  • Ligj

Redaksia

  • Redaksia
  • Politikat & Standardet
  • Kontakto Redaksinë
  • Kërko Korrigjim
  • Abonimi
  • Arkivi

© 2026 Impakti. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

E drejta penale

E hënë, 19 tetor 2026

Ligj · Analizë · Zhvillime

Kur heshtja institucionale rrezikon jetën
Penale

Kur heshtja institucionale rrezikon jetën

Jo çdo vepër penale kërkon domosdoshmërisht një veprim aktiv. Në rrethana të caktuara, edhe mosveprimi mund të sjellë përgjegjësi juridike. Një prej situatave më serioze është ajo kur një person posedon informacion kritik për një rrezik të drejtpërdrejtë ndaj jetës së dikujt, por nuk e komunikon atë, megjithëse mund ta bëjë pa rrezikuar veten ose të tjerët.
Në Kosovë nuk ekziston një vepër penale e emërtuar posaçërisht “fshehja e informacionit që rrezikon jetën”. Megjithatë, varësisht nga rrethanat, një sjellje e tillë mund të hyjë në fushën e dispozitave që ndëshkojnë mosdhënien e ndihmës ose të lidhet me vepra të tjera kur ekziston një detyrim juridik për të vepruar.
Mosdhënia e ndihmës
Një nga dispozitat kryesore është neni 188 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili rregullon veprën penale të mosdhënies së ndihmës.
Kodi parashikon përgjegjësi për personin që nuk i ofron ndihmë dikujt, jeta e të cilit ndodhet në rrezik të drejtpërdrejtë, edhe pse këtë mund ta bëjë pa rrezik të madh për veten ose një person tjetër. Në rastet kur mosdhënia e ndihmës rezulton me pasoja më të rënda, përfshirë dëmtim serioz të shëndetit ose vdekje, ligji parashikon forma më të rënda të veprës.
A konsiderohet informacioni “ndihmë”?
Ndihma nuk duhet domosdoshmërisht të nënkuptojë ndërhyrje fizike. Në një rast konkret, informacioni mund të jetë vetë mjeti që mundëson shpëtimin e një personi.
Mund të imagjinohet një situatë ku një person e di vendndodhjen e dikujt që ndodhet në rrezik serioz, njeh natyrën e rrezikut ose posedon një informacion pa të cilin policia, ambulanca apo një person tjetër nuk mund të ndërhyjë në kohë.
Nëse personi është në dijeni të rrezikut, mund ta transmetojë informacionin pa rrezikuar veten dhe megjithatë vendos ta mbajë atë të fshehtë, mund të shtrohet pyetja nëse moskomunikimi i informacionit përbën mosdhënie të ndihmës.
A ka konfidencialiteti ka kufij
Kur informacioni mbahet nga institucioni dhe mbrohet nga konfidencialiteti, parimi është ruajtja e tij. Megjithatë, ky parim nuk është absolut: mund të ketë situata kur mbrojtja e shëndetit apo e jetës kërkon komunikimin e të dhënave të domosdoshme.
Ligji lejon, në rrethana të caktuara, informimin për të dhënat e domosdoshme, kur mungesa e këtij informacioni mund të sjellë përkeqësimin e gjendjes shëndetësore apo jetës së individit.
Nëse institucioni ka në dispozicion një masë ligjore për mbrojtjen e personit, është në dijeni të një rreziku të drejtpërdrejtë për jetën dhe megjithatë qëllimisht nuk ndërmerr veprime, atëherë çështja mund të kalojë nga ruajtja e informacionit në analizën e përgjegjësisë për mosveprim, përfshirë potencialisht nenin 188 të Kodit Penal për mosdhënien e ndihmës. 
Fakti që informacioni është i klasifikuar ose konfidencial nuk nënkupton domosdoshmërisht se institucioni duhet të zbulojë dokumentin, burimin apo përmbajtjen e mbrojtur. Pyetja është nëse ekziston një mënyrë e ligjshme për të paralajmëruar, mbrojtur ose ndihmuar personin pa cenuar konfidencialitetin. 
Në këtë kuptim, detyrimi për ruajtjen e sekretit dhe detyrimi për të vepruar përballë një rreziku për jetë nuk janë domosdoshmërisht në kundërshtim: institucioni mund të jetë i detyruar ta ruajë informacionin konfidencial, por njëkohësisht të ndërmarrë masat mbrojtëse që ligji ia lejon.
Por kur informacioni i fshehur nuk është thjesht një rezultat rutinor apo një e dhënë administrative, por informacion kritik për një rrezik të drejtpërdrejtë ndaj jetës, analiza mund të kalojë nga përgjegjësia profesionale ose kundërvajtëse në atë penale.
Pikërisht këtu bëhen vendimtare pyetjet: A e dinte personi se ekzistonte rreziku? A e kuptonte rëndësinë e informacionit? A kishte mundësi reale ta komunikonte? A kishte detyrim për të vepruar? Dhe, nëse personi pësoi dëmtim të rëndë ose vdiq, çfarë lidhjeje ekziston ndërmjet fshehjes së informacionit dhe pasojës?
Prandaj, në të drejtën penale dallimi ndërmjet “nuk e tregoi informacionin” dhe “me vetëdije nuk dha informacionin e nevojshëm për të shmangur një rrezik të drejtpërdrejtë për jetën” është esenciale.
Në rastin e dytë, heshtja nuk është domosdoshmërisht vetëm heshtje. Në rrethana të caktuara juridike, ajo është mosveprim me pasoja penale.
Ad space
Intimidimi joverbal: Kur nuk nevojiten fjalë për të kërcënuar
Penale

Intimidimi joverbal: Kur nuk nevojiten fjalë për të kërcënuar

Kërcënimi nuk shprehet domosdoshmërisht me fjalë. Shikimi, mimika, afrimi fizik, pozicioni i trupit dhe gjestet mund të transmetojnë një mesazh frikësues edhe kur personi nuk shqipton një kërcënim të drejtpërdrejtë.
Kjo formë komunikimi mund të përshkruhet si frikësim joverbal. Shikimi i zgjatur dhe agresiv, afrimi demonstrativ në hapësirën personale, bllokimi i rrugës, shtrëngimi i grushteve ose nofullës, kafshimi i buzëve gjatë një konfrontimi dhe lëvizjet e papritura drejt personit tjetër mund të marrin karakter frikësues në varësi të kontekstit.
Megjithatë, një gjest i vetëm nuk është automatikisht kërcënim. Shtrëngimi i nofullës, kafshimi i buzëve apo një shikim i ashpër mund të jenë gjithashtu shenja zemërimi, tensioni ose stresi. Për këtë arsye, rëndësi ka sjellja në tërësi: çfarë është thënë, mënyra si është thënë, distanca ndërmjet personave, gjestet që e kanë shoqëruar komunikimin dhe veprimet para dhe pas tij.
Kjo ka rëndësi edhe juridike. Neni 181 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, që rregullon veprën penale të kanosjes, nuk e kufizon kanosjen vetëm te komunikimi verbal. Dispozita përfshin shprehimisht kanosjen e bërë “me fjalë, vepra apo gjeste”.
Kjo do të thotë se, në rrethana të caktuara, edhe sjellja joverbale mund të jetë relevante në vlerësimin nëse është realizuar një kanosje. Megjithatë, fakti që një gjest duket agresiv nuk mjafton vetvetiu për të konstatuar përgjegjësi penale; duhet të plotësohen elementet e kërkuara nga ligji dhe të vlerësohet konteksti konkret.
Veçanërisht kur një incident është regjistruar në kamera, pamjet mund të tregojnë elemente që mungojnë në një transkript: mimikën, afrimin fizik, lëvizjet e trupit, gjestet, distancën mes personave dhe mënyrën në të cilën është zhvilluar konfrontimi.
Prandaj, kur vlerësohet një situatë potencialisht kërcënuese, pyetja nuk është domosdoshmërisht vetëm “çfarë tha?”. Në raste të caktuara, po aq e rëndësishme mund të jetë edhe “çfarë bëri dhe çfarë gjestesh përdori?”.

Në këtë pjesë

Më shumë titra