Impakti.com
EN|SQ
BallinaEkonomiTeknologjiPolitikëBotëMotiKulturëJetesëShkencëOp-EdNacionaleLigjLojra
Të gjithaArtFilmaLibraNgjarjeShowbiz

Shkarko aplikacionin

Shkarko në App StoreShkarko në Google Play
Impakti.com

Impakti është një platformë lajmesh dixhitale dygjuhëshe që ofron lajme dhe analiza në anglisht dhe shqip.

Na gjeni në:

Kompania

  • Për Ne
  • Reklamo
  • Na Kontaktoni
  • Karriera
  • Kushtet e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Radio Impakti
  • Breezee Weather

Seksionet

  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Politikë
  • Botë
  • Moti
  • Kulturë
  • Shkencë
  • Jetesë
  • Editorial
  • Nacionale
  • Ligj

Redaksia

  • Redaksia
  • Politikat & Standardet
  • Kontakto Redaksinë
  • Kërko Korrigjim
  • Abonimi
  • Arkivi

Kompania

  • Për Ne
  • Reklamo
  • Na Kontaktoni
  • Karriera
  • Kushtet e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Radio Impakti
  • Breezee Weather

Seksionet

  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Politikë
  • Botë
  • Moti
  • Kulturë
  • Shkencë
  • Jetesë
  • Editorial
  • Nacionale
  • Ligj

Redaksia

  • Redaksia
  • Politikat & Standardet
  • Kontakto Redaksinë
  • Kërko Korrigjim
  • Abonimi
  • Arkivi

© 2026 Impakti. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Libra

E shtunë, 18 korrik 2026

Kulturë · Art · Ngjarje

Skicë eseistike për romanin “Lëkura e gurit”
Libra

Skicë eseistike për romanin “Lëkura e gurit”

Kur shkrimtari shkruan, çlirohet nga vdekja, kur guri ndërron lëkurën, ndërrohen epokat.Kritika në fillimet e saj në lashtësi është quajtur dialog në mes shkrimtarit dhe dëgjuesit, mësuesit dhe masës përballë. (Epikteti).Leksikologjia e të shkruarit të fjalive, të cilat marrin fund pas pike, por në të vërtetë ato ringjallen në kuptimin e morfologjisë etnike e të hapësirës Arbëni pa grafema, me mbamendje fantastike për ambientin tmerrues në kushtet e “jetës së gjallë”, si mençuri hyjnore.Hapat e para drejt urtësisë-dituri janë më të mundimshmit, sepse shpirtrat tanë të dobët e kokëfortë i tremben mundimit, (pa pasë garanci absolute për shpërblim të sëpanjohurës).Teksa ecën përpara, rritet vendosmëria edhe vetë edukimi bëhet gjithnjë më i lehtë, andaj, si rrjedhojë, është e vështirë të veprosh kundër vetvetes.Falë përkushtimit ngulmues ndaj spastrimit të qenies tonë prej besimeve të paqena, shkrimtari bëhet gjithnjë më i afërt për ta anashkaluar frikën false, pështjellimin e vet në dashurinë e vetëqenies krijuese, që karakterizon shkrimtarin apo artin e tij të shkruarit, si dukuri unike që është edhe universale. Në këtë rrjedh qëmtuesi i së bukurës apo i së madhërishmes, nuk përpiqet më që të duket ose të shtiret se po duket mirë para tjerëve…Një ditë, nga ato të bukurat, shkrimtari Mehmetali Rexhepi ngulmoi se nuk i bënë më qefin turmës, por lexuesit të vet, i cili nuk loz rol sa është i madh në numra apo i vogël, ngaqë është lexuesi i shkrimtarit krijues. Pa dyshim, këtu përfundojnë të gjitha të vetëquajturat “izma” në çdo kohë dhe sistem. Pra krijuesi nuk ka, as nuk bënë kontratë me askënd për të shkruar me porosi, për të zënë vend në parlamentet deduktive të votës në masa.Andaj, lexuesi dhe krijuesi shkrimtar ndërthurin morinë e përsosmërisë së marrëdhënieve që sjellin kënaqësi, pa përdorë fjalorin (kritikën, kritikë estetike, kritikën letrare, kritikë etnike-filozofike këtë apo atë dinamik, që fare pak kuptohet e shumë e shumë fjalë të tjera, që enden si xixa të pamasë në kuptimin e edukatës së neuronit të leximit.Njëri ndër mendimtarët dhe gjuhëtarët më të mëdhenj të këtij shekulli Chomski thotë: se kritika e çfarëdo lloji të shkruhet, sido që të quhet ajo kritikë nuk mundet, as që ka mund kurrë të hapë apo të ri-projektojë laboratorin e shkrimtarit krijues.Në lagjen e kësaj urtësie-dije të shkrimit, lëvrues të thellë, për botëkuptimin tim si lexues, janë Teki Dervishi me ”Lulepjeshkat e dashurisë”, Beqir Musliu me “Familjen e Shenjtë” dhe Mehmetali Rexhepi po thuaj në tërë opusin e vet shkruar për artin e madh, siç thotë Kadare, duke ikur nga çdo kontratë kolektive e detyrim kolektiv brenda laboratorit të universit të vet krijues.Romani Lëkura e gurit është shkruar jo si formë e çfarëdo përcaktimi apo rregulli estetik – teorik letrar, që e para-përkufizojnë teoritë e kritikës letrare, skemat e ndryshme si module-provë, por është i njëllojti me rrugën në galaktikën e universit krijues.Dark to dark në anglishte është thënie e kopjuar nga latinët e moçëm tenebris in tenebris, që nënkupton hyjninë e kuptimit, e errëta në errësirë shumë shtresore për dukurinë e urtësisë-dijës së qenies njerëzore, përsosmëria e pa pikë-fillimi dhe e pa pikë-mbarimi.Të gjithë kapitujt dhe kryetitujt e kësaj proze të romanit janë përvojë në segmente të dijës nga thellësia e errët e vuajtjes, kënaqësisë dhe lumturisë, mu sikur pikat e shiut, që deri sa përplasen në tokë quhen pika shiu e pastaj janë ujë i lumit, i detit apo oqeanit, janë masë në tërësinë e vet lehtë të shpjegueshme.Pra te romani Lëkura e gurit kur thellohemi brenda kësaj forme të leximit, na bënë kohën e gjithëkohshme të pamatshme nga e errëta në errësirë.Krye-personazhi Moti është koha si perandori e fundit e mendjes; personazhi Vijorja vazhdimësi e papërfunduar e dashurisë në pasqyrën rrugë e quajtur kohë.E kaluara mund të lexohet në çdo rrathë të drurit e të trurit… Po çka mund të lexohet në Lëkurën e gurit: koha si rrugë universi për popujt e vegjël që kanë dalë në mes plasash të perandorive të mëdha njerëzore e jo njerëzore-barbare, si ngulitje pa pikëmbështetje të saktë si në kaptinat e Lëkurës së gurit pa shkronja, pa shenja, ku vetëm krijuesi përsosmërisht me zanoret e gjuhës sonë, që nga kënga me dorë mbi krah deri tek magjia e polifonisë së pashterur shpirtërore e popullit tonë e mban ison, “ngulitje apo civilizim që për saktësi quhet qytetnim në pellgun e Ilirikut, në aortën Arbrit, në mes të shekujve kur ndahet interpretimi bizantin i zanoreve Ilire të pa grafema.”Personazhin e dytësorit në segmente kuptimore nga një pikë fillimi deri te pikë fillimi tjetër e bëjnë prozë të dendur, në kuptimin kuantik përtej vrimës së zezë intelektuale në kozmosin e ideales.Proza e thurur në sekuenca te romani Lëkura e gurit në sy të paparë, të copëzuar, të ndarë, në fakt është tërësia e mbështjell filozofike Rreth Boshtit kurrizor ATË-DHE-DASHURI.Mehmetali Rexhepi ruan integritetin e vet krijues të idealistit larg kritikës. Përse? E ruan vetëm për lexuesin e vet të artit të madh.
Autori i këtij interpretimi, Hajdar Paçarada, sjell perspektivën e një intelektuali shumëdimensional, ku ndërthuren përvoja inxhinierike, ndjeshmëria artistike dhe reflektimi filozofik, duke i dhënë analizës një thellësi të veçantë.
Ad space
Ese Estetiko‑Kritiko Shkencore mbi Realiteti i Fshehur të Dr. Ibrahim Karim
Libra

Ese Estetiko‑Kritiko Shkencore mbi Realiteti i Fshehur të Dr. Ibrahim Karim

I. Hyrje: Paradigma e Re e CilësisëLibri Realiteti i Fshehur është një manifest për një shkencë të re, ku nocioni i cilësisë nuk është më një kategori estetike apo filozofike, por një parametër fizik i matshëm. Dr. Ibrahim Karim e vendos BioGjeometrinë në një terren ku fizika, metafizika dhe estetika ndërthuren. Ai synon të krijojë një gjuhë të re shkencore për energjinë e imët dhe forcat e jetës, duke e vendosur njeriun në një marrëdhënie të re me universin.II. Dimensioni Shkencor: Fizika e CilësisëKarim argumenton se format gjeometrike kanë aftësinë të ndikojnë në sistemet biologjike dhe mjedisin energjetik. Eksperimentet e tij në bujqësi tregojnë se përdorimi i formave bio‑gjeometrike rrit prodhimin pa kimikate. Në mjekësi, ai sugjeron se harmonizimi i energjisë subtile mund të reduktojë stresin biologjik.Ky vizion e vendos BioGjeometrinë në një dialog me fizikën moderne:
  • Fizika kuantike: nocioni i energjisë së imët lidhet me konceptin e fushave kuantike.
  • Biologjia sistemike: organizmi shihet si një rrjet energjish, jo vetëm si një strukturë kimike.
  • Arkitektura ekologjike: forma e ndërtesave nuk është thjesht funksionale, por bartëse e energjisë.
III. Dimensioni Estetik: Forma si Gjuhë UniversaleNë traditën platonike, bukuria është shprehje e harmonisë së brendshme. Karim e rimerr këtë ide duke e lidhur me BioGjeometrinë: forma nuk është vetëm pamje, por instrument shërimi.
  • Feng Shui: ngjashmëritë me traditat orientale tregojnë se hapësira ndikon në energjinë e njeriut.
  • Arkitektura organike e Frank Lloyd Wright: ndërtesa si organizëm i gjallë që harmonizohet me natyrën.
  • Arti bashkëkohor: estetika nuk është vetëm provokim vizual, por mund të jetë terapi energjetike.
IV. Dimensioni Kritik: Skepticizmi dhe ShkencaMegjithëse libri është vizionar, ai ngre pyetje kritike:
  • A mund të riprodhohen rezultatet e BioGjeometrisë në laboratorë të pavarur?
  • A ekziston rreziku i mistifikimit pa prova të forta empirike?
  • A është BioGjeometria një shkencë e re apo një sistem simbolik i bazuar në tradita?
Këto dilema e vendosin tekstin në një terren ku lexuesi akademik duhet të mbajë ekuilibër mes skepticizmit dhe hapjes ndaj ideve novatore. Shkenca kërkon prova të matshme, ndërsa BioGjeometria ofron një gjuhë të re për energjinë subtile.V. Dimensioni Social dhe EkologjikKarim e sheh BioGjeometrinë si mjet për sfidat e kohës moderne:
  • Bujqësia e qëndrueshme: reduktim i kimikateve përmes harmonizimit energjetik.
  • Shëndeti publik: reduktim i stresit biologjik nga fushat elektromagnetike.
  • Ekuilibri social: krijimi i hapësirave urbane që nxisin harmoni dhe paqe.
Ky vizion e bën librin jo vetëm një traktat teorik, por edhe një manifest për një civilizim të ri ekologjik.VI. Krahasime Ndërdisiplinore
  • Fizika kuantike dhe teoritë e energjisë subtile: nocioni i “cilësisë” mund të lidhet me konceptin e valëve të probabilitetit.
  • Filozofia e Kundër‑Iluminizmit: kritikë ndaj racionalizmit të ngushtë, duke hapur rrugë për pluralizëm të vlerave.
  • Estetika fenomenologjike: përvoja e formës si përjetim i drejtpërdrejtë i energjisë.
  • BioArkitektura dhe Feng Shui: tradita të ndryshme që e shohin hapësirën si bartëse të energjisë.
VII. Reflektim Estetiko‑ShkencorLibri e vendos lexuesin në një udhëtim ku shkenca nuk është vetëm analizë, por edhe përjetim estetik. Forma, energjia dhe cilësia ndërthuren në një sistem të unifikuar. Ky vizion është një sfidë ndaj mendimit modern, por edhe një mundësi për të krijuar një shkencë të re të jetës dhe harmonisë.VIII. PërfundimRealiteti i Fshehur është një tekst që sfidon kufijtë e mendimit shkencor dhe estetik. Ai ofron një vizion ku forma, energjia dhe cilësia ndërthuren në një sistem të unifikuar. Megjithëse pyetjet kritike mbeten të hapura, libri përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një paradigme të re, ku shkenca dhe estetika nuk janë të ndara, por bashkëpunojnë për të ndërtuar një realitet më të harmonizuar.
Autori i këtij interpretimi, Hajdar Paçarada, sjell perspektivën e një intelektuali shumëdimensional, ku ndërthuren përvoja inxhinierike, ndjeshmëria artistike dhe reflektimi filozofik, duke i dhënë analizës një thellësi të veçantë.

Në këtë pjesë

Më shumë titra