EN
|
SQ
Ballina
Ekonomi
Teknologji
Politikë
Botë
Moti
Kulturë
Jetesë
Shkencë
Op-Ed
Nacionale
Politikë
E shtunë, 18 prill 2026
Politika · Analizë · Zhvillime
Politikë
Kosova hyn në muajin e katërt pa kryetar Kuvendi, pas dështimit të tentativës së 24-të
Kanë kaluar më shumë se tre muaj nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt 2025, por Kuvendi i Kosovës vazhdon të mbetet i pakonstituar. Edhe vazhdimi i 24-të me radhë, i mbajtur sot më 31 maj, ka dështuar të prodhojë ndonjë përparim në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, edhe këtë herë ka tentuar formimin e komisionit zgjedhor që do të mundësonte votimin të fshehtë për kryetarin e kuvendit. Mirëpo, përpjekja nuk kaloi pasi vetëm 53 deputetë votuan në favor, numër i pamjaftueshëm për të kaluar në fazën tjetër të procedurës.
Pas këtij dështimi, Dehari bëri të ditur se përpjekja e radhës për konstituimin e Kuvendit do të rinisë më 2 qershor. Ngërçi politik tashmë ka hyrë në muajin e katërt, duke thelluar krizën institucionale në vend.
Ad space
Politikë
PDK nis betejën ligjore me ZRRE-në
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka ndërmarrë hapa ligjorë për të kundërshtuar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), që parasheh kalimin e një numri të madh biznesesh nga furnizimi përmes shërbimit universal në tregun e lirë të energjisë nga data 1 qershor. PDK paralajmëron se ky vendim mund të ketë pasoja të rënda për ekonominë vendore, përfshirë humbjen e mbi 140 mijë vendeve të punës dhe destabilizimin ekonomik të vendit.
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, në një konferencë për media deklaroi se vendimi prek drejtpërdrejt rreth 1,300 biznese dhe mijëra punëtorë, duke rritur rrezikun për falimentime masive, rritje të çmimeve dhe valë të re inflacioni. Sipas tij, ZRRE ka vepruar pa respektuar reagimet e shoqërisë civile dhe pa përmbushur parakushtet për një proces të drejtë liberalizimi.
“Ky vendim është marrë pa analizë konkurruese dhe pa konsultim me institucionet përgjegjëse si Autoriteti i Konkurrencës apo Zyra e Ndihmës Shtetërore. Kjo krijon kushte për një krizë të re sociale,” tha Tahiri, duke cituar edhe vërejtjet e Avokatit të Popullit për cenimin e interesave legjitime të komunitetit ekonomik.
PDK ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të vendimit nga ZRRE, duke paralajmëruar se në mungesë të reagimit brenda 15 ditësh, çështja do të dërgohet në Gjykatën Themelore të Prishtinës për masë të përkohshme.
Në këtë pjesë
Politikë
Kreu i LDK-së: Dy minoritarë jo serbë do të ishin në grupin parlamentar të LDK-së, po të donim të pengonim shumicën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar në emisionin “Pressing” se nuk ka bërë përpjekje për të bërë shumicë parlamentare. “Çështë e vërteta as ta ndaloj shumicën parlamentare.”
“Po ju them: po të donte LDK-ja të bënte pengesë për formimin e shumicës parlamentare, dy minoritarë jo serbë do të ishin në grupin parlamentar të LDK-së. Mos të flas për deputetët tjerë të shumicës që flirtojnë me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Nuk kemi bërë pengesa të tilla fare.”
Politikë
Kuvendi i Kosovës nuk arrin të konstituohet as në përpjekjen e 16-të
Në përpjekjen e 16-të për ta konstituuar Kuvendin e ri, deputetët sërish nuk arritën të tejkalojnë bllokadën institucionale. Kryesuesi i seancës përsëri kërkoi nga partitë që të propozojnë anëtarë për komisionin që do të mundësonte votimin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Megjithatë, komisioni nuk mori votat e nevojshme. Si rezultat, Kuvendi mbeti sërish i pakonstituuar.
Politikë
Dështon përsëri formimi i komisionit pa përbërje për votim të fshehtë
Edhe në vazhdimin e seancës së sotme konstituive të Kuvendit të Kosovës, kryesuesi i seancës kërkoi nga partitë që të propozojnë nga një anëtar për komisionin për votim të fshehtë në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Megjithëse partitë opozitare nuk propozuan asnjë anëtar për këtë komision, ai u hodh në votim, por nuk mori përsëri votat e nevojshme.
Më shumë titra
06
Kuvendi dështon përsëri të formojë komision pa përbërje pasi opozita nuk propozon emra
Në vazhdimin e seancës konstituive të sotme të Kuvendit të Kosovës, kryesuesi i seancës kërkoi nga partitë që të propozojnë nga një anëtar për komisionin për votim të fshehtë në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Megjithëse partitë opozitare nuk propozuan asnjë anëtar për këtë komision, ai u hodh në votim, por nuk mori votat e nevojshme. Seanca pritet te vazhdoj me 9 maj.
07
Albanese siguron mandatin e dytë si Kryeministër
Anthony Albanese ka siguruar një mandat të dytë si Kryeministër i Australisë, pasi Partia Laburiste doli fituese në zgjedhjet federale të vitit 2025. Kjo është hera e parë që një udhëheqës laburist arrin të fitojë dy mandate radhazi që nga viti 2004.
Fitorja e laburistëve u atribuua përqendrimit të tyre në çështje të ndjeshme për votuesit, si rritja e kostos së jetesës, kujdesi shëndetësor dhe përballueshmëria e strehimit. Partia ruajti pozitat e saj në zona kyçe si Hunter dhe Paterson dhe shënoi përparime edhe në territore tradicionalisht konservatore.
Ndërkohë, koalicioni Liberal-Nacional i udhëhequr nga Peter Dutton pësoi humbje të ndjeshme, sidomos në Queensland dhe Tasmani. Vetë Dutton u përball me rrezik për humbjen e vendit të tij në Dickson, duke reflektuar vështirësitë më të gjera të opozitës.
Analistët kritikuan lidershipin e Dutton për shkëputje nga realiteti i qytetarëve të zakonshëm dhe për politikat e diskutueshme si eliminimi i punës në distancë për nëpunësit publikë dhe shkurtimet e mëdha në sektorin publik, që besohet se kanë minuar besueshmërinë ekonomike të koalicionit.
08
Dështon përsëri përpjekja për votim të fshehtë për kryetar të Kuvendit
Në seancën e sotme konstituive të Kuvendit të Kosovës, u refuzua përsëri propozimi formimin e komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, propozoi votimin e fshehtë si formë dhe një mënyrë për të zhbllokuar procesin e konstituimit. Megjithatë, propozimi nuk mori votat e mjaftueshme. Si pasojë, votimi i fshehtë nuk u realizua, duke shtyrë më tej formimin e institucioneve të reja.
09
Tentativa e dhjetë për konstituimin e Kuvendit (VIDEO)
Kuvendi i Kosovës nis sot tentativën e dhjetë për t’u konstituar, pas mungesës së konsensusit për zgjedhjen e kryetarit. Në seancën e kaluar të Kuvendit të Kosovës, u refuzua propozimi për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, propozoi këtë formë votimi si një mënyrë për të zhbllokuar procesin e konstituimit, duke iu referuar mundësive që ofron Rregullorja e Kuvendit dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Megjithatë, propozimi nuk mori votat e mjaftueshme nga deputetët dhe u kundërshtua veçanërisht nga partitë opozitare, të cilat e konsideruan atë të papranueshëm dhe jokushtetues. Si pasojë, votimi i fshehtë nuk u realizua, duke shtyrë më tej formimin e institucioneve të reja.
Kuvendi vazhdon sot përpjekjen e re për zgjedhjen e kryesise se legjislaturës së re, me seancën që pritet të nisë në orën 10:00.
10
Shpenzimet e reklamimit të partive në harmoni me rezultatin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë publike raportet e pa audituara të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, duke ofruar një pasqyrë të qartë mbi mënyrën se si partitë politike kanë shpenzuar fondet gjatë periudhës zgjedhore.
Kategorinë reklama, reprezentacion dhe organizimi i konferencave e kryeson Lëvizja Vetëvendosje (LVV), duke raportuar një shumë prej 1,182,518.63 euro. Pas saj radhitet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 459,200.91 euro, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 334,370.41 euro dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 243,087.79 euro.
Interesant është fakti se shumat e raportuara për marketing përkojnë edhe me renditjen që këto parti kanë pasur në zgjedhje, duke sugjeruar një lidhje të mundshme mes investimit në fushatë dhe performancës zgjedhore. Vlen të theksohet se raportet janë ende në pritje të auditimit përfundimtar.
Page
1
2
3
4
5
6
7
8
9