EN
|
SQ
Ballina
Ekonomi
Teknologji
Politikë
Botë
Moti
Kulturë
Jetesë
Shkencë
Op-Ed
Nacionale
Politikë
E shtunë, 18 prill 2026
Politika · Analizë · Zhvillime
Politikë
Rubio kërkon nga dy fuqitë bërthamore të shmangin përshkallëzimin
Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka bërë thirrje për qetësim të situatës mes Indisë dhe Pakistanit pas një sulmi të përgjakshëm në Kashmirin e administruar nga India, ku humbën jetën 26 turistë hindu.
Në biseda të ndara telefonike me Ministrin e Jashtëm Indian Subrahmanyam Jaishankar dhe Kryeministrin Pakistanez Shehbaz Sharif, Rubio shprehu keqardhje për viktimat dhe theksoi nevojën që të dyja vendet të bashkëpunojnë për të ruajtur paqen dhe sigurinë në Azinë Jugore.
India ka akuzuar Pakistanin për mbështetjen e autorëve të sulmit, akuzë që Islamabad e ka mohuar me forcë. Si rezultat, tensionet janë përshkallëzuar ndjeshëm, duke përfshirë dëbimin e diplomatëve nga të dyja palët, mbylljen e hapësirës ajrore dhe shkëmbime të përditshme zjarri përgjatë vijës së kontrollit në Kashmir.
India dhe Pakistani janë të dyja fuqi bërthamore, çka e bën situatën edhe më të ndjeshme dhe të rrezikshme. Sipas të dhënave më të fundit nga Federata e Shkencëtarëve Amerikanë (FAS), India zotëron rreth
160 koka bërthamore
, ndërsa Pakistani ka një arsenal prej rreth
170 kokash bërthamore
.
Krahas përshkallëzimit ushtarak, në prapaskenë është rikthyer në vëmendje edhe Marrëveshja për Ujërat e Indusit, traktati i vitit 1960 që rregullon ndarjen e burimeve ujore mes Indisë dhe Pakistanit. Zyrtarë indianë kanë kërcënuar me anulimin e kësaj marrëveshjeje.
Islamabadi e ka cilësuar ndalimin e mundshëm të ujit si një “akt lufte”, duke paralajmëruar se një veprim i tillë mund të çojë në përshkallëzim të menjëhershëm të konfliktit mes dy fuqive bërthamore.
Këto zhvillime e bëjnë gjithnjë e më urgjente ndërhyrjen diplomatike për të ruajtur paqen. Një përplasje mes dy fuqive bërthamore, të mbështetur mbi konflikte territoriale dhe tensione mbi burimet jetike si uji, mund të çojë në pasoja katastrofike për rajonin dhe më gjerë.
Ad space
Politikë
Liberalët ruajnë pushtetin në Kanada: Mark Carney konsolidon pozitën si lider
Mark Carney ka fituar zgjedhjet federale të Kanadasë të mbajtura më 28 prill 2025, duke udhëhequr Partinë Liberale drejt një fitoreje të rëndësishme pas një gare të ngushtë dhe shumë të tensionuar. Carney, një figurë e njohur ndërkombëtare për përvojën e tij në drejtimin e Bankës së Kanadasë dhe Bankës së Anglisë, arriti të sigurojë 164 vende, duke e pozicionuar partinë e tij për të formuar një qeveri të pakicës. Megjithëse nuk arriti shumicën, fitorja e tij shihet si një mandat i qartë për të mbrojtur pavarësinë e Kanadasë dhe për të rivendosur stabilitetin ekonomik.
Pierre Poilievre, lideri i Partisë Konservatore, pësoi një humbje të rëndë jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe personalisht, duke humbur vendin e tij të gjatë në Carleton, Ontario. Retorika e tij e ashpër kundër institucioneve federale dhe qasja më e ashpër ndaj politikave sociale nuk gjetën mbështetje të mjaftueshme në mesin e votuesve që këtë herë kërkuan më shumë moderim dhe lidership të qetë në kohë të trazuara. Për shumë konservatorë, humbja e Poilievre përbën një thirrje të qartë për reflektim dhe ristrukturim të qasjes politike.
Fushata e Mark Carney u karakterizua nga një fokus i fortë në mbrojtjen e sovranitetit kanadez, sidomos pas tensioneve në rritje me administratën e presidentit amerikan Donald Trump. Deklaratat e Trump për mundësinë e aneksimit të Kanadasë si “shteti i 51-të” shkaktuan zemërim të gjerë në opinionin publik kanadez dhe përforcuan mesazhin e Carney për nevojën e një lidershipi të fuqishëm dhe të qëndrueshëm në mbrojtje të interesave kombëtare. Kjo atmosferë politike përshpejtoi konsolidimin e mbështetjes për liberalët në javët e fundit të fushatës.
Në fjalimin e tij të fitores, Mark Carney u shpreh se Kanadaja “nuk do të thyhet kurrë” nga presionet e jashtme dhe theksoi se qeveria e tij do të angazhohet për të ndërtuar marrëdhënie më të ngushta me partnerë ndërkombëtarë si Bashkimi Evropian dhe Azia, duke reduktuar varësinë e madhe ekonomike ndaj Shteteve të Bashkuara. Ai gjithashtu përsëriti angazhimin për të luftuar ndryshimet klimatike, për të bërë banesat më të përballueshme dhe për të fuqizuar klasën e mesme kanadeze.
Ndërsa Mark Carney përgatitet të ndërtojë qeverinë e tij dhe të negociojë mbështetjen për projektligjet e ardhshme, sfidat që e presin janë të shumta. Ai duhet të ruajë unitetin e brendshëm të Partisë Liberale, të menaxhojë marrëdhëniet me një parlament të fragmentuar dhe të përmbushë premtimet e dhëna gjatë fushatës. Megjithatë, për shumë votues, ardhja e Carney në krye të qeverisë përfaqëson një shpresë të re për stabilitet, përgjegjësi dhe një qëndrim të fuqishëm në arenën ndërkombëtare.
Në këtë pjesë
Politikë
Haxhiu nuk merr votat e mjaftueshme as në tentativën e rradhës për kryetare të Kuvendit
Ka deshtuar sërish përpjekja për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit të Kosovës pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme të votave. Haxhiu mori vetëm 54 vota nga 120 deputetë, duke mbetur nën pragun prej 61 votash të kërkuara për ta marrë drejtimin e Kuvendit.
Politikë
Malajzia hap dyert për kosovarët pa barriera vizash
Qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë tashmë në Malajzi pa pasur nevojë për vizë, për qëndrime deri në tridhjetë (30) ditë, bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës përmes një deklarate zyrtare.
Ky vendim përbën një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të lirive të udhëtimit për qytetarët e Kosovës dhe një tjetër dëshmi konkrete e avancimit të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë. Me këtë, Malajzia i bashkohet listës së vendeve ku kosovarët mund të udhëtojnë pa barriera vizash.
Ministria theksoi se ky zhvillim është rezultat i marrëdhënieve gjithnjë e më të ngushta ndërmjet dy shteteve dhe i angazhimit për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme.
Politikë
Haxhiu nuk merr votat e mjaftueshme as në tentativën e katërt për kryetare të Kuvendit
Ka deshtuar edhe përpjekja e katërt për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit të Kosovës pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme të votave. Ashtu si në seancat e kaluara, Haxhiu mori vetëm 57 vota nga 120 deputetë, duke mbetur nën pragun prej 61 votash të kërkuara për ta marrë drejtimin e Kuvendit.
Më shumë titra
06
Trump Mesazh Putin-it: “Vladimir, NDALO!”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit ruse në kryeqytetin ukrainas, Kiev. Në një postim në rrjetin e tij Truth Social, Trump i cilësoi sulmet si “të panevojshme” dhe “me kohë shumë të keqe”, duke i bërë thirrje drejtpërdrejt Presidentit rus Vladimir Putin që t’i ndalë menjëherë.
“Vladimir, NDALO!” shkroi Trump me tone të forta, duke theksuar më tej: “5,000 ushtarë në javë po vdesin.” Ai e përmbylli mesazhin me një apel të qartë: “Ta përfundojmë Marrëveshjen e Paqes TANI!”
Deklarata e tij e sotme tregon qartë se ai vazhdon të pozicionohet si figurë kyçe për përfundimin e konfliktit. Komentet e tij vijnë në një moment kur luftimet janë intensifikuar dhe shqetësimet ndërkombëtare për viktimat dhe pasojat humanitare po rriten.
07
Albulena Haxhiu nuk merr votat e mjaftueshme as në tentativën e tretë për kryetare të Kuvendit
Përpjekja e tretë për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit të Kosovës përfundoi pa sukses, pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme të votave. Ashtu si në seancat e kaluara, Haxhiu mori vetëm 57 vota nga 120 deputetë, duke mbetur nën pragun prej 61 votash të kërkuara për ta marrë drejtimin e Kuvendit.
08
Ndërpritet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës: Konjufca kërkon marrëveshje politike
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë sot nga kryesuesi Avni Dehari, pas kërkesës së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.
Konjufca kërkoi kohë dhe theksoi se është e domosdoshme të arrihet një marrëveshje mes partive politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke shtuar se “pa një dakordim politik, procesi nuk mund të vazhdojë”.
Seanca pritet të vazhdojë të mërkurën, ndërkohë që partitë politike pritet të angazhohen në negociata intensive gjatë ditëve në vijim për të gjetur një zgjidhje që do t’i hapte rrugë konstituimit të institucioneve.
09
Katër vota larg: Vendimi pritet sot në foltore, por a është kry në korridore?
Kuvendi i Kosovës do të tentojë sërish sot, për herë të katërt, të zgjedhë kryetarin e tij në një seancë që fillon në orën 15:00. Në takimin e fundit më 19 prill, ndonëse përfundoi procedura e betimit, kandidatura për kryetar nuk mori votat e nevojshme.
Përpjekja e Lëvizjes Vetëvendosje për të vendosur Albulena Haxhiun në krye të Kuvendit të Kosovës dështoi, pasi ajo nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme të votave as në raundin e parë, as në atë të dytë të votimit. Në raundin e parë, Haxhiu mori 57 vota për, 20 kundër dhe 3 abstenime, duke mbetur katër vota nën kufirin e kërkuar prej 61 votash për t’u zgjedhur.
Edhe në raundin e dytë, rezultati mbeti thuajse i pandryshuar, duke dëshmuar se mungesa e mbështetjes nga opozita vazhdoi të jetë e njëjtë. Vetëvendosje, megjithëse doli forca më e madhe me 48 mandate, nuk ka arritur të sigurojë partnerë për të krijuar koalicion qeverisës apo për të kaluar kandidaturat në Kuvend.
Në rast se edhe seanca e sotme përfundon pa sukses, kriza institucionale mund të zgjatet me pasoja për funksionimin e shtetit. Pa zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, nuk mund të procedohet me formimin e qeverisë së re. Një dështim tjetër mund të nxisë skenarë të rinj, përfshirë thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme.
10
Deputetja Balje pozicionohet si opozitare
Deputetja boshnjake, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të kalojë në opozitë, duke theksuar se nuk pret ndonjë ndryshim të madh në zhvillimet politike si rezultat i këtij vendimi. Ajo ka theksuar se nuk do të jetë në linjë me Lëvizjen Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, duke nënvizuar qëndrimin e saj të pavarur dhe përkushtimin për të përfaqësuar interesat e komunitetit boshnjak.
Duda Balje, si përfaqësuese e komunitetit boshnjak në Kosovë, ka pasur kërkesë kryesore nisjen e procedurave për krijimin e një komune të re me shumicë boshnjake, një propozim që duket se nuk ka gjetur përkrahje nga Kurti. Mospjesëmarrja e saj në votimin për Albulena Haxhiun si kryetare e Kuvendit u interpretua si një hap i qartë drejt opozitës, në një moment ku Vetëvendosje përballet me vështirësi për të siguruar shumicën parlamentare.
Page
1
2
3
4
5
6
7
8
9