Sot shënohet 19-vjetori i vdekjes së Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, figura emblematike e paqes dhe pavarësisë.
Sot shënohet 19-vjetori i ndarjes nga jeta të Presidentit Ibrahim Rugova, liderit historik të Kosovës dhe simbolit të përpjekjeve paqësore për pavarësi. Rugova ndërroi jetë më 21 janar 2006, duke lënë pas një trashëgimi të pasur politike dhe morale për popullin e Kosovës.
Si presidenti i parë i zgjedhur dhe udhëheqësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ai luajti një rol kyç në afirmimin ndërkombëtar të çështjes së Kosovës dhe ndërtimin e institucioneve demokratike. Përmes filozofisë së tij të rezistencës paqësore, Rugova fitoi mbështetjen dhe respektin e aleatëve ndërkombëtarë në periudhat më të vështira të historisë së vendit.
Përvjetori i vdekjes së tij përkujtohet sot me nderime të shumta në mbarë Kosovën, përfshirë homazhe pranë varrit të tij dhe aktivitete përkujtimore nga liderët politikë dhe qytetarët. Kujtimi për Presidentin Ibrahim Rugova mbetet i gjallë, si një simbol i përpjekjeve për paqe, demokraci dhe pavarësi të qëndrueshme për Kosovën.
Ad space
Politikë
Trump Mbërrin në Washington përpara Inaugurimit
Donald Trump ka mbërritur në Washington, D.C., përpara inaugurimit të tij, i cili pritet të mbahet të hënën, më 20 janar 2025. Ai u shoqërua nga bashkëshortja e tij, Melania, dhe djali i tyre më i vogël, Barron. Familja mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Dulles dhe më pas u drejtua në Sterling Golf Club në Virxhinia, ku u organizua një pritje me 500 të ftuar, duke përfshirë edhe anëtarët e kabinetit të tij.
Për shkak të motit shumë të ftohtë, me temperatura që pritet të zbresin deri në -15°C, ceremonia e betimit do të mbahet brenda ambienteve të Kapitolit, një vendim i ngjashëm me atë të Ronald Reagan në vitin 1985.
Inaugurimi do të nisë në mesditë, ku Trump dhe zv/presidenti i zgjedhur JD Vance do të bëjnë betimin. Presidenti aktual, Joe Biden, pritet të jetë i pranishëm, duke simbolizuar një kalim paqësor të pushtetit.
Në këtë pjesë
Politikë
Abdixhiku shpalos planet për Prishtinën: “1.5 miliardë euro për kryeqytetin!”
Në një konferencë të mbajtur sot në Prishtinë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, shpalosi plane, së bashku me Kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, se do ta transformojnë kryeqytetin me një investim total prej 1.5 miliardë eurosh.
Në prani të qytetarëve, profesionistëve të fushës dhe mediave, u prezantuan detaje të projekteve madhore që synojnë përmirësimin e infrastrukturës, arsimit, kulturës, sportit, teknologjisë, energjetikës dhe shëndetësisë.
Ai zotohet se Arsimi do të përfitojë 200 milionë euro për implementimin e mësimit gjithëditor, ndërsa 120 milionë euro do të investohen në Qendrën Kombëtare të Sportit në Bërnicë. Parku Teknologjik dhe Qendra e Inteligjencës Artificiale do të financohen me 45 milionë euro.
Unaza e Jashtme e Kryeqytetit do të mbështetet me 360 milionë euro, ndërsa për kulturën janë ndarë 100 milionë euro për ndërtimin e teatrove dhe muzeve. Kapacitetet e Termokos-it do të dyfishohen me një investim prej 120 milionë eurosh, ndërsa 500 milionë euro janë planifikuar për ndërtimin e Spitalit të Ri të Kosovës dhe Spitalit të Kryeqytetit.
Politikë
AAK- Nisma hapin zyrtarisht fushatën në sallën 1 tetori në Prishtinë
Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma Socialdemokrate – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 ka nisur sot zyrtarisht fushatën zgjedhore me një tubim madhështor, duke mbushur sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Aktiviteti shënoi hapjen e një fushate të organizuar që synon të përçojë mesazhet dhe programin politik të këtij koalicioni drejt qytetarëve në mbarë vendin.
Gjatë këtij tubimi të mbushur me entuziazëm, po prezantohen kandidatët për deputetë të koalicionit, të udhëhequr nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila kryesohet nga kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj. Në fjalimet e mbajtura, është theksuar angazhimi për një qeverisje të përgjegjshme, përparimin ekonomik dhe integrimin ndërkombëtar të Kosovës.
Politikë
PDK ka nisur zyrtarisht fushatën e saj në sallën “1 Tetori”
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka nisur zyrtarisht fushatën e saj në sallen 1 tetori duke prezantuar vizionin për një Kosovë ma të mirë.
Në tubimin e organizuar lideri i partisë dhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, paraqitën platformat për zhvillimin ekonomik duke u fokusuar në temat kryesore si pagat dhe mbështetja për bizneset.
Fushata pritet të vazhdojë me takime në qytete të tjera të Kosovës, ku drejtuesit e PDK-së do të diskutojnë nga afër me qytetarët.
Më shumë titra
06
LDK hap Zyrtarisht Fushatën: Abdixhiku “Një Kapitull i ri për Kosovën”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore, duke iu drejtuar mijëra të tubuarve:
“Sonte, shënojmë fillimin e një kapitulli të ri për Kosovën! Sonte shënojmë një moment definues të historisë së popullit tonë! Sonte, shënojmë kryengritjen e djathtë kombëtare – si thirrje monumentale e popullit të Kosovës!”
“Kam parë përpjekjen e mësuesve, mjekëve, zjarrfikësve, shërbyesve publik, kam parë përpjekjen e policëve, ushtarëve, përpjekjen e sportistëve e artistëve e secilit tjetër në këtë shoqëri, që e bën atë çfarë ne quajmë sot Kosovë. Kam parë, mbi të gjitha, betejën e atyre të lënë në harresë e nevojë!”
“Të gjithë këta, shtetin e kanë, por shteti nuk është për ta. Më 9 shkurt, shteti kthehet te ta”, tha ndër të tjera Abdixhiku.
07
Nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt
Partitë politike në Kosovë kanë nisur aktivitetet e tyre elektorale me tubime të mëdha dhe mesazhe drejtuar qytetarëve.
Partitë kryesore kanë zgjedhur vende të ndryshme për të hapur zyrtarisht fushatat e tyre. Lëvizja Vetëvendosje ka nisur fushatën nga Gjakova, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka zhvilluar tubimin e saj në Prishtinë. Partia Demokratike e Kosovës ka zgjedhur sallën “1 Tetori” në kryeqytet, ndërsa koalicioni AAK-Nisma ka nisur aktivitetet me homazhe në Prekaz. Përmes tubimeve, fjalimeve dhe takimeve me qytetarët, partitë synojnë të mobilizojnë mbështetësit për një garë zgjedhore që pritet të jetë mjaft dinamike dhe konkurruese.
08
Trump: “Na Duhet Greenlanda për Qëllime të Sigurisë Kombëtare”
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka rikthyer interesin e tij për të blerë Grenlandën, duke vënë në pah rëndësinë strategjike të ishullit me deklaratën “Na Duhet Greenlanda për Qëllime të Sigurisë Kombëtare”.
Grenlanda ndodhet në një pozicion strategjik në Arktik, duke e bërë atë një pikë kyçe për rrugët globale të tregtisë dhe operacionet ushtarake.
Ishulli strehon bazën amerikane Pituffik (më parë Thule Air Base), e cila është jetike për mbrojtjen nga raketat dhe sistemet e paralajmërimit të hershëm.
Liderët evropianë kanë reaguar ndaj deklaratave të Trump-it. Nga ana tjetër, kryeministri i Grenlandës, Múte Egede, ka përsëritur se ishulli nuk është në shitje dhe po synon të forcojë pavarësinë nga Danimarka.
09
Grenell për Nacionale: ShBA qe 35 vite kishte raporte të shkëlqyeshme me Rugovën, Thaçin dhe Hotin, vetëm me Kurtin raportet janë në krizë
Nacionale raporton se Richard Grenell, i emëruari nga administrata Trump për Misione të Posaçme, ka deklaruar ekskluzivisht për Nacionale se për herë të parë në 35 vite, marrëdhëniet mes Kosovës dhe ShBA-ve janë në krizë dhe të politizuara.
“Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi dhe Avdullah Hoti, që të gjithë kishin marrëdhënie të shkëlqyeshme me Republikanët dhe Demokratët në Amerikë. Hera e vetme në 35 vite kur marrëdhëniet Kosovë–ShBA (edhe Kosovë–BE) u bënë partizane dhe në krizë, janë me Albin Kurtin kryeministër,” tha Grenell për Nacionale.
10
Kongresi i Shteteve të Bashkuara certifikoi zyrtarisht fitoren e Donald Trump
Më 6 janar 2025, Kongresi i Shteteve të Bashkuara certifikoi zyrtarisht fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Procesi i certifikimit kaloi pa probleme, krahasuar me ngjarjet e 6 janarit 2021.
Seancën e kryesoi Zëvendëspresidentja Kamala Harris, e cila ishte kandidate presidenciale demokrate dhe u mund nga Trump. Ajo theksoi qëndrueshmërinë e demokracisë amerikane dhe rëndësinë e një transferimi paqësor të pushtetit. Certifikimi konfirmon se Donald Trump do të marrë detyrën më 20 janar 2025, duke shënuar mandatin e tij të dytë, jo të njëpasnjëshëm, si President i Shteteve të Bashkuara.