Impakti.com
EN|SQ
BallinaEkonomiTeknologjiPolitikëBotëMotiKulturëJetesëShkencëOp-EdNacionaleLigjLojra
Të gjithaAIInovacionAppInfrastrukturëPajisjeSiguria

Shkarko aplikacionin

Shkarko në App StoreShkarko në Google Play
Impakti.com

Impakti është një platformë lajmesh dixhitale dygjuhëshe që ofron lajme dhe analiza në anglisht dhe shqip.

Na gjeni në:

Kompania

  • Për Ne
  • Reklamo
  • Na Kontaktoni
  • Karriera
  • Kushtet e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Radio Impakti
  • Breezee Weather

Seksionet

  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Politikë
  • Botë
  • Moti
  • Kulturë
  • Shkencë
  • Jetesë
  • Editorial
  • Nacionale
  • Ligj

Redaksia

  • Redaksia
  • Politikat & Standardet
  • Kontakto Redaksinë
  • Kërko Korrigjim
  • Abonimi
  • Arkivi

Kompania

  • Për Ne
  • Reklamo
  • Na Kontaktoni
  • Karriera
  • Kushtet e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Radio Impakti
  • Breezee Weather

Seksionet

  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Politikë
  • Botë
  • Moti
  • Kulturë
  • Shkencë
  • Jetesë
  • Editorial
  • Nacionale
  • Ligj

Redaksia

  • Redaksia
  • Politikat & Standardet
  • Kontakto Redaksinë
  • Kërko Korrigjim
  • Abonimi
  • Arkivi

© 2026 Impakti. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Teknologji

E shtunë, 18 korrik 2026

Inovacion · Trende · Analizë

Anthropic Hap Dyert e Teknologjisë Mythos me Claude Fable 5
Teknologji

Anthropic Hap Dyert e Teknologjisë Mythos me Claude Fable 5

Anthropic ka prezantuar Claude Fable 5 dhe Claude Mythos 5, modelet më të reja të inteligjencës artificiale që kompania i konsideron si sistemet e saj më të avancuara deri më sot. Njoftimi shënon një moment të rëndësishëm për kompaninë, pasi për herë të parë teknologjia e familjes Mythos po bëhet pjesërisht e qasshme për përdoruesit e gjerë përmes modelit Fable 5.
Sipas Anthropic, Claude Fable 5 bazohet në të njëjtën arkitekturë themelore si Claude Mythos 5, modeli që kompania prezantoi më herët gjatë këtij viti si një hap të ri në aftësitë e inteligjencës artificiale. Megjithatë, versioni publik përfshin një sërë mekanizmash sigurie që kufizojnë përdorimin e tij në fusha me rrezik të lartë. 
Claude Fable 5 është ndërtuar për të trajtuar projekte komplekse që kërkojnë arsyetim të thelluar, planifikim afatgjatë dhe menaxhim të sasive të mëdha informacioni. Kompania thotë se modeli është projektuar për të funksionuar më shumë si një bashkëpunëtor inteligjent sesa si një chatbot tradicional, duke ruajtur kontekstin dhe objektivat gjatë proceseve të gjata të punës.
Publikimi i modelit vjen pas muajsh diskutimesh rreth aftësive të klasës Mythos. Kur Anthropic prezantoi për herë të parë teknologjinë, kompania vendosi të kufizojë aksesin për shkak të shqetësimeve se aftësitë e saj në identifikimin e dobësive softuerike dhe në fusha të tjera të ndjeshme mund të keqpërdoren. Për këtë arsye, modeli ishte vënë në dispozicion vetëm për një grup të kufizuar organizatash përmes programit Project Glasswing. 
Për ta bërë modelin të disponueshëm për një audiencë më të gjerë, Anthropic ka vendosur kufizime shtesë për kategoritë e kërkesave që konsiderohen me rrezik të lartë. Kur sistemi ndeshet me pyetje që lidhen me fusha si siguria kibernetike, biologjia apo kimia, ai aktivizon masa mbrojtëse që reduktojnë ose kufizojnë aftësitë e modelit në ato raste specifike. Sipas kompanisë, kjo qasje synon të balancojë përfitimet e një modeli të avancuar me nevojën për të minimizuar rreziqet e mundshme.
Anthropic bën të ditur se publikimi i Fable 5 u parapri nga muaj të tërë testimesh të sigurisë dhe analizash të rrezikut. Kompania argumenton se masat shtesë të kontrollit i kanë lejuar të hapin aksesin në familjen Mythos pa kompromentuar standardet e sigurisë që kanë shoqëruar zhvillimin e saj.
Ndryshe nga Fable 5, modeli Mythos 5 mbetet i rezervuar për një numër të kufizuar përdoruesish institucionalë. Anthropic thotë se do të vazhdojë ta shpërndajë atë në mënyrë të kontrolluar, ndërsa mbledh të dhëna dhe përvojë mbi përdorimin e tij në skenarë realë.
Me prezantimin e Claude Fable 5, Anthropic po teston një qasje të re në industrinë e inteligjencës artificiale: publikimin e modeleve gjithnjë e më të fuqishme, por të shoqëruara me mekanizma që kufizojnë aftësitë më të ndjeshme. Nëse kjo qasje do të rezultojë e suksesshme, ajo mund të shërbejë si model edhe për publikimin e gjeneratave të ardhshme të sistemeve të avancuara të AI-së.
Ad space
Gemma 4 12B: AI që Nuk Varet nga Cloud-i
Teknologji

Gemma 4 12B: AI që Nuk Varet nga Cloud-i

Google ka prezantuar modelin e ri të inteligjencës artificiale Gemma 4 12B, një model multimodal i projektuar për të sjellë aftësi të avancuara të AI-së direkt në laptopë dhe pajisje personale, pa pasur nevojë për infrastrukturë të fuqishme cloud. Sipas kompanisë, Gemma 4 12B synon të mbushë boshllëkun midis modeleve të lehta për pajisje mobile dhe modeleve më të mëdha të përdorura në qendrat e të dhënave.
Një nga risitë kryesore të modelit është arkitektura e tij “encoder-free”, e cila eliminon nevojën për kodues të veçantë për audio dhe video. Në vend të kësaj, të dhënat multimodale dërgohen drejtpërdrejt në bërthamën e modelit, duke reduktuar vonesën dhe kërkesat për memorie.
Gemma 4 12B është gjithashtu modeli i parë i mesëm në familjen Gemma që mbështet në mënyrë natyrale hyrje audio, krahas tekstit, imazheve dhe videove. Google thotë se kjo i mundëson modelit të kuptojë dhe analizojë përmbajtje nga burime të ndryshme pa pasur nevojë për sisteme shtesë të përpunimit.
Sipas Google DeepMind, modeli është optimizuar për të funksionuar në laptopë me rreth 16 GB memorie, duke e bërë të mundur ekzekutimin lokal të proceseve të avancuara të AI-së. Kjo u jep zhvilluesve mundësinë të krijojnë agjentë inteligjentë, mjete për analizë të të dhënave, asistentë programimi dhe aplikacione të tjera pa u mbështetur vazhdimisht në shërbime cloud.
Google thekson se Gemma 4 12B është projektuar për arsyetim të avancuar, ndjekje më të saktë të udhëzimeve dhe mbështetje për rrjedha pune agjentike. Modeli përfshin gjithashtu mbështetje për thirrje funksionesh (function calling), dalje të strukturuara në JSON dhe instruksione sistemore, elemente që synojnë ndërtimin e sistemeve autonome më të sofistikuara.
Lansimi i Gemma 4 12B vjen si pjesë e zgjerimit të familjes së modeleve të hapura Gemma, të cilat Google i pozicionon si alternativa të fuqishme për zhvilluesit që kërkojnë performancë të lartë, fleksibilitet dhe ekzekutim lokal në pajisje të zakonshme.

Në këtë pjesë

NVIDIA prezanton Nemotron 3 Ultra, modelin AI hibrid pesë herë më të shpejtë
Teknologji

NVIDIA prezanton Nemotron 3 Ultra, modelin AI hibrid pesë herë më të shpejtë

Drejtori ekzekutiv i NVIDIA-s, Jensen Huang, ka prezantuar modelin e ri të inteligjencës artificiale Nemotron 3 Ultra, të cilin e cilësoi si gjeneratën e ardhshme të modeleve të hapura të kompanisë dhe një hap të rëndësishëm drejt demokratizimit të teknologjive më të avancuara të AI.
Gjatë prezantimit, Huang theksoi se Nemotron 3 Ultra nuk kufizohet vetëm në publikimin e modelit, por përfshin gjithashtu të dhënat e trajnimit, skriptet e përdorura për zhvillim dhe politikat e sistemit. Sipas tij, ky nivel transparence synon t'u japë zhvilluesve, kompanive dhe institucioneve mundësinë për të kuptuar, modifikuar dhe përmirësuar modelin sipas nevojave të tyre.
“Nuk ju japim vetëm modelin. Ju japim të dhënat me të cilat e trajnuam modelin,” deklaroi Huang, duke shtuar se NVIDIA bashkëpunon me një koalicion të gjerë partnerësh që kontribuojnë në ndarjen dhe pasurimin e të dhënave për zhvillimin e inteligjencës artificiale.
Sipas NVIDIA-s, Nemotron 3 Ultra është trajnuar mbi një nga koleksionet më të mëdha në botë të të dhënave për arsyetim afatgjatë, zgjidhje komplekse detyrash dhe përdorim të mjeteve autonome. Kjo qasje synon të rrisë aftësinë e modelit për të trajtuar probleme që kërkojnë planifikim, analizë dhe vendimmarrje në disa hapa.
Një nga risitë kryesore të modelit është arkitektura e re hibride që kombinon State Space Models (SSM) me Mixture of Experts (MoE). Huang e përshkroi këtë si arkitekturën e parë të këtij lloji në botë për modele të mëdha gjuhësore, duke theksuar se ajo ofron përmirësime të ndjeshme në performancë dhe efikasitet.
“Nemotron 3 Ultra është pesë herë më i shpejtë,” tha ai. “Ne e bëmë të shpejtë që ju të mund të mendoni shpejt. Kur mendoni shpejt, mund të mendoni më gjatë me të njëjtën kosto.”
Sipas NVIDIA-s, modeli jo vetëm që ofron shpejtësi më të lartë, por është edhe rreth 30 për qind më ekonomik për t’u ekzekutuar, duke kërkuar më pak fuqi kompjuterike dhe më pak kohë inferimi krahasuar me modelet më konkurruese të hapura aktualisht në treg.
Huang ka përshkruar Nemotron 3 Ultra si një model me performancë të nivelit frontier, pesë herë më të shpejtë, 30 për qind më të lirë për t’u përdorur dhe plotësisht të hapur për komunitetin global të zhvilluesve.
Ai konfirmoi gjithashtu se NVIDIA tashmë ka nisur punën për gjeneratën e ardhshme të teknologjisë së saj, Nemotron 4, duke sinjalizuar ambiciet e kompanisë për të konkurruar në nivelet më të larta të inteligjencës artificiale globale.
Vera, procesori i ri i krijuar ekskluzivisht për AI agjentike
Teknologji

Vera, procesori i ri i krijuar ekskluzivisht për AI agjentike

Kompania NVIDIA ka prezantuar procesorin e ri Vera, të cilin e përshkruan si CPU-në e parë në botë të ndërtuar posaçërisht për epokën e agjentëve të inteligjencës artificiale.
Njoftimi u bë gjatë konferencës NVIDIA GTC Taipei 2026, ku kompania deklaroi se Vera tashmë ka hyrë në prodhim të plotë dhe po adoptohet nga disa prej kompanive më të mëdha të teknologjisë dhe ofruesve të shërbimeve cloud në botë. 
Sipas NVIDIA-s, procesori i ri mundëson përfundimin e detyrave deri në 1.8 herë më shpejt krahasuar me procesorët tradicionalë x86, duke synuar ngarkesa pune si inteligjenca artificiale agjentike, mësimi përforcues (reinforcement learning), përpunimi i të dhënave dhe aplikacionet e arsyetimit të avancuar. 
Kompania argumenton se gjenerata e re e modeleve të inteligjencës artificiale nuk kufizohet më vetëm në përgjigjen e pyetjeve, por kryen detyra komplekse, përdor mjete të ndryshme, ekzekuton kod, analizon të dhëna dhe verifikon rezultate. Për këtë arsye, infrastruktura kompjuterike dhe veçanërisht CPU-të po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme në performancën dhe kostot e sistemeve AI. 
Vera përfshin 88 bërthama të reja “Olympus” dhe një nënsistem memorieje LPDDR5X me gjerësi brezi deri në 1.2 TB/s, karakteristika të dizajnuara për të mbështetur qendrat moderne të të dhënave dhe fabrikat e inteligjencës artificiale. 
Ndër kompanitë që po bashkëpunojnë me NVIDIA për implementimin e Vera-s përmenden ofruesit cloud si Oracle Cloud Infrastructure, CoreWeave, Lambda, Nebius dhe Nscale, ndërsa prodhuesit e serverëve si Dell Technologies, HPE, Lenovo dhe Supermicro kanë njoftuar mbështetje për platformën e re. 
Lansimi i Vera-s sinjalizon ambicien e NVIDIA-s për të shtrirë ndikimin e saj përtej GPU-ve, duke hyrë më fuqishëm në tregun e procesorëve për qendrat e të dhënave dhe aplikacionet e inteligjencës artificiale.
Microsoft prezanton Majorana 2: Synon kompjuterë kuantikë komercialë deri në vitin 2029
Teknologji

Microsoft prezanton Majorana 2: Synon kompjuterë kuantikë komercialë deri në vitin 2029

Gjiganti teknologjik Microsoft ka prezantuar procesorin e ri kuantik Majorana 2, një hap të rëndësishëm në përpjekjet për ndërtimin e kompjuterëve kuantikë të në shkallë të gjerë dhe të përdorshëm në praktikë. Sipas kompanisë, gjenerata e re e procesorit ofron kubitë (qubits) shumë më të qëndrueshëm dhe më të besueshëm krahasuar me teknologjitë e mëparshme.  
Microsoft thotë se Majorana 2 arrin një përmirësim deri në 1,000 herë në besueshmërinë e kubitëve, falë një arkitekture të re materiale dhe përmirësimeve në fazën topologjike të sistemit kuantik. Ndër ndryshimet kryesore është zëvendësimi i aluminit me plumb (lead) si superpërçues dhe përdorimi i një kombinimi të ri gjysmëpërçuesish, që sipas kompanisë ka rritur ndjeshëm stabilitetin e kubitëve.  
Një nga sfidat më të mëdha të kompjuterëve kuantikë është ruajtja e informacionit kuantik për periudha të mjaftueshme kohore pa humbur koherencën. Microsoft raporton se Majorana 2 ka arritur kohëzgjatje të kubitëve që tejkalojnë 20 sekonda, ndërsa disa eksperimente kanë regjistruar stabilitet edhe për më shumë se një minutë.  
Kompania beson se këto përmirësime mund të përshpejtojnë ndjeshëm rrugën drejt kompjuterëve kuantikë me tolerancë ndaj gabimeve. Microsoft tani synon të ndërtojë sisteme kuantike komercialisht të dobishme deri në vitin 2029, duke e afruar afatin që më parë konsiderohej disa dekada larg.  
Teknologjia bazohet në kubitët topologjikë dhe në përdorimin e grimcave të njohura si Majorana, një qasje që Microsoft e ka ndjekur prej vitesh me synimin për të krijuar kubitë më rezistentë ndaj gabimeve sesa arkitekturat tradicionale kuantike.
Prezantimi i Majorana 2 konsiderohet një nga zhvillimet më të rëndësishme të vitit në garën globale për kompjuterët kuantikë.  
Nëse objektivat e Microsoft realizohen, kompjuterët kuantikë të gjeneratës së ardhshme mund të përdoren për simulime komplekse në zbulimin e barnave, zhvillimin e materialeve të reja, optimizim industrial dhe zgjidhjen e problemeve që aktualisht janë përtej mundësive të superkompjuterëve klasikë.  

Më shumë titra

Policia holandeze dhe NCSC shkatërrojnë një rrjet gjigant botnet me 17 milionë pajisje
06

Policia holandeze dhe NCSC shkatërrojnë një rrjet gjigant botnet me 17 milionë pajisje

Autoritetet në Holandë kanë çaktivizuar një nga rrjetet më të mëdha botnet, i cili kontrollonte miliona pajisje të infektuara në mbarë botën dhe përdorej për aktivitete kriminale kibernetike. Operacioni u realizua nga Policia holandeze në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Holandës (NCSC).
Sipas autoriteteve, gjatë hetimit janë identifikuar rreth 200 serverë që shërbenin si infrastrukturë komanduese për rrjetin kriminal. Këta serverë kontrollonin pajisje të komprometuara si kompjuterë, telefona inteligjentë, tabletë, routerë dhe pajisje të tjera të lidhura me internetin.
Hetimet zbuluan se botneti përbëhej nga të paktën 17 milionë pajisje të infektuara. Serverët që mbanin këtë infrastrukturë ndodheshin në Holandë, ndërsa disa prej tyre janë sekuestruar nga ekipi për krime kibernetike i policisë për analiza të mëtejshme. Pas konfirmimit se rrjeti po përdorej për qëllime kriminale, ofruesi i shërbimit e nxori atë jashtë funksionit.
Një botnet është një rrjet pajisjesh të infektuara me programe keqdashëse, të cilat mund të kontrollohen nga distanca nga kriminelët kibernetikë pa dijeninë e pronarëve. Pajisje të tilla shpesh përdoren për sulme kibernetike, dërgimin e mesazheve mashtruese, vjedhje të dhënash dhe bllokimin e faqeve përmes sulmeve masive DDoS.
Rasti u zbulua pas raportimit të një eksperti të sigurisë kibernetike tek NCSC, i cili më pas bashkëpunoi me policinë për nisjen e hetimeve. (NCSC)
Ekspertët paralajmërojnë se pajisjet me siguri të dobët, sidomos routerët dhe pajisjet inteligjente të shtëpisë, mbeten objektiva të preferuara për grupet kriminale. Autoritetet rekomandojnë përditësimin e rregullt të sistemeve, përdorimin e fjalëkalimeve të forta dhe aktivizimin e autentifikimit me dy faktorë për të ulur rrezikun e infektimit.
BE-ja gjobit platformën Temu me 200 milionë euro për shkelje të rregullave digjitale
07

BE-ja gjobit platformën Temu me 200 milionë euro për shkelje të rregullave digjitale

Komisioni Evropian ka vendosur një gjobë prej 200 milionë eurosh ndaj platformës së tregtisë elektronike Temu për shkelje të Aktit për Shërbimet Digjitale (DSA), pasi konstatoi se kompania nuk ka vlerësuar në mënyrë të mjaftueshme rreziqet që lidhen me shpërndarjen e produkteve të paligjshme në tregun e Bashkimit Evropian.Vendimi vjen pas një hetimi të zhvilluar nga autoritetet evropiane, të cilat arritën në përfundimin se ekziston një rrezik i lartë që konsumatorët në BE të ekspozohen ndaj produkteve jo-konforme ose potencialisht të rrezikshme përmes platformës.

Rritja e shpejtë e Temu në tregun global

Temu është një platformë ndërkombëtare kineze e tregtisë elektronike që operon në tregun global të shitjeve online dhe ofron një gamë të gjerë produktesh për konsumatorët në vende të ndryshme të botës.Kompania u zgjerua me ritëm të shpejtë në tregjet evropiane dhe amerikane duke ndërtuar modelin e saj të biznesit mbi çmime shumë të ulëta dhe fushata agresive marketingu. Brenda një periudhe të shkurtër, platforma u shndërrua në një nga aplikacionet më të shkarkuara të blerjeve online në disa vende, duke tërhequr miliona përdorues në mbarë botën.

Gjetjet e Komisionit Evropian

Sipas Komisionit Evropian, analiza e rrezikut e paraqitur nga Temu rezultoi e pamjaftueshme dhe e mbështetur në informacion jo të plotë, çka sipas autoriteteve evropiane ndikoi në dështimin për të parandaluar në mënyrë efektive shpërndarjen e produkteve të paligjshme në platformë.Brukseli theksoi se Temu ka shkelur detyrimet e përcaktuara në Aktin për Shërbimet Digjitale, i cili kërkon nga platformat shumë të mëdha online të identifikojnë, vlerësojnë dhe minimizojnë rreziqet sistemike që lidhen me sigurinë e konsumatorëve, transparencën dhe përmbajtjen apo produktet e paligjshme.Përveç gjobës financiare, Komisioni Evropian ka urdhëruar Temu të ndërmarrë masa korrigjuese për harmonizimin e operimit të saj me standardet evropiane. Autoritetet paralajmëruan se mosrespektimi i kërkesave të reja mund të çojë në masa shtesë ndëshkuese.Vendimi konsiderohet një nga veprimet më të rëndësishme të ndërmarra deri më tani nën kuadrin e Aktit për Shërbimet Digjitale, ligj i cili synon të forcojë mbikëqyrjen mbi platformat e mëdha digjitale dhe të rrisë mbrojtjen e konsumatorëve në hapësirën online të Bashkimit Evropian.
A është Breezee aplikacioni më i mirë i motit?
08

A është Breezee aplikacioni më i mirë i motit?

Në një treg të mbushur me aplikacione, Breezee Weather App arrin të dallohet duke bërë diçka të rrallë: thjeshton përvojën pa humbur esencën. Me një dizajn modern, elegant dhe fokus të fortë në përdorshmëri, Breezee nuk është thjesht një aplikacion moti por një mjet i përditshëm për ata që kërkojnë saktësi, kontroll dhe elegance mbi disa lokacione njëkohësisht.
Dizajn i pastër dhe funksionalitet praktik
Që në hapjen e parë, Breezee jep një ndjesi minimaliste dhe të rafinuar. Nuk ka elemente të panevojshme apo ndërfaqe të mbingarkuara vetëm të dhëna të qarta dhe të organizuara bukur. Përvoja vizuale e ben ate aplikacion premium, duke e bërë përdorimin intuitiv dhe të këndshëm.
Animacionet janë të lehta dhe të kujdesshme, ndërsa kalimi mes qyteteve është i shpejtë dhe pa ndërprerje. Fokus kryesor mbetet qartësia një zgjedhje e qëllimshme që e diferencon nga shumë aplikacione të tjera.

Menaxhimi i shumë qyteteve  një nga pikat më të forta
Një nga veçoritë kryesore të Breezee është monitorimi i disa qyteteve në të njëjtën kohë duke përfshirë edhe qytetet e Kosovës si Prishtina, Prizreni, Peja, Gjakova, Gjilani, Ferizaj dhe të tjera.
Me një ndërfaqe intuitive dhe navigim të shpejtë, përdoruesit mund të kalojnë lehtësisht mes qyteteve, të shohin parashikimet në kohë reale dhe të planifikojnë aktivitetet e tyre pa humbur kohë në kërkime të panevojshme. Ndërrimi midis qyteteve është i shpejtë dhe intuitiv, pa navigim të komplikuar. Kjo e bën Breezee shumë praktik në përdorim të përditshëm.
Breezee ofron një parashikim 7-ditor me të gjitha elementet kryesore. Informacioni paraqitet në mënyrë të thjeshtë për t’u lexuar shpejt, dhe i mjaftueshëm për të planifikuar ditën apo javën.
Mbështetje shumëgjuhëshe për një përvojë globale
I ndërtuar për një audiencë të gjerë, aplikacioni mbështet përdorimin në gjuhë të ndryshme, duke e bërë përvojën sa më të aksesueshme dhe të personalizuar për çdo përdorues. Pavarësisht nëse përdoret në shqip, anglisht apo gjuhë të tjera, ndërfaqja mbetet e qartë, intuitive dhe e lehtë për t’u naviguar, duke siguruar që informacioni i motit të kuptohet shpejt dhe pa konfuzion.

Performancë dhe stabilitet
Aplikacioni është i shpejtë dhe i qëndrueshëm. Kërkimi bëhet menjëherë dhe përditësimet e motit janë të sakta dhe pa vonesa. Breezee nuk ndihet i rëndë dhe funksionon mirë edhe në kushte më të dobëta të rrjetit.
Përvoja audio në aplikacion është menduar për të shtuar një dimension më të thellë gjatë përdorimit, duke kombinuar tinguj të butë dhe elemente muzikore që krijojnë një atmosferë të qetë dhe moderne. Rezultati është një eksperiencë më immersive, që e bën përdorimin e aplikacionit jo vetëm funksional, por edhe estetikisht të këndshëm.
Vlerësimi përfundimtar
Me një qasje minimaliste dhe fokus në funksionalitet, Breezee garanton një eksperiencë të shpejtë dhe të qëndrueshme, duke e bërë ndjekjen e motit një proces të thjeshtë dhe të këndshëm. Nëse kërkon një aplikacion që kombinon dizajnin modern me funksionalitetin praktik, Breezee është një nga zgjedhjet më të mira aktualisht.
Aplikacioni është i disponueshëm për të dy platformat kryesore mobile: për përdoruesit e iOS mund të shkarkohet përmes App Store, ndërsa për përdoruesit e Android mund të merret lehtësisht nga Google Play, duke e bërë të aksesueshëm për të gjithë pa dallim pajisjeje.
Artemis II arrin skajin e orbitës së Tokës para nisjes drejt Hënës
09

Artemis II arrin skajin e orbitës së Tokës para nisjes drejt Hënës

Astronautët në bordin e Artemis II kanë arritur me sukses pozicionin e tyre përfundimtar orbital rreth Tokës, duke shënuar një moment kyç përpara nisjes drejt Hënës, sipas NASA.
Ekuipazhi, që udhëton brenda anijes Orion, hyri në një orbitë të qëndrueshme të ulët rreth Tokës pas lëshimit, ku ekipet e kontrollit të misionit kryen një sërë kontrollesh teknike dhe rregullimesh të trajektores. Kjo fazë siguron që të gjitha sistemet në bord përfshirë navigimin, shtytjen dhe mbështetjen e jetës të funksionojnë siç duhet përpara se të ndërmerret udhëtimi në hapësirën e thellë.
Hapi i radhës, i njohur si “Translunar Injection” (TLI), do të përfshijë një ndezje të motorëve të sinkronizuar me saktësi, e cila do ta nxjerrë anijen nga orbita e Tokës dhe do ta vendosë në një trajektore drejt Hënës. Inxhinierët theksojnë se ky manovrim kërkon pozicionim dhe kohëzim absolutisht të saktë, pasi edhe devijimet më të vogla mund të ndikojnë ndjeshëm në rrugëtimin e misionit.
“Ky është një nga momentet më kritike të misionit,” theksuan specialistët, duke nënvizuar rëndësinë e përputhjes së saktë orbitale përpara nisjes së manovrës. Ndezja do ta përshpejtojë Orion-in në shpejtësi të mjaftueshme për të kapërcyer tërheqjen gravitacionale të Tokës dhe për të nisur udhëtimin disaditor drejt hapësirës hënore.
Ndryshe nga misionet e mëparshme të programit Artemis, Artemis II është projektuar si një fluturim testues me ekuipazh, duke dërguar astronautët në një fluturim rreth Hënës pa zbritje në sipërfaqe. Misioni do të shërbejë për të verifikuar sistemet kryesore dhe procedurat operative përpara misioneve të ardhshme, përfshirë Artemis III, i cili synon rikthimin e njerëzve në sipërfaqen hënore për herë të parë pas dekadash.
Programi Artemis përfaqëson përpjekjen më të gjerë të NASA-s për të krijuar një prani të qëndrueshme njerëzore në Hënë dhe për të hapur rrugën drejt misioneve të ardhshme në Mars.
Përditësime të tjera priten në orët në vijim, ndërsa ekuipazhi përgatitet për të ekzekutuar manovrën e nisjes drejt Hënës.
Bitcoin drejt fundit: Mbeten vetëm edhe 1 milion
10

Bitcoin drejt fundit: Mbeten vetëm edhe 1 milion

Rrjeti i kriptomonedhës Bitcoin sot ka arritur një moment të rëndësishëm historik pasi është minuar bitcoin-i i 20-miliontë, duke lënë vetëm rreth 1 milion monedha të tjera që do të krijohen në të ardhmen, sipas raportimit të blogut të platformës së kriptovalutave Kraken.  
Sipas raportimit të Kraken, kjo do të thotë se më shumë se 95% e të gjithë bitcoinëve që do të ekzistojnë ndonjëherë tashmë janë në qarkullim. Megjithatë, pjesa e mbetur e monedhave nuk do të krijohet shpejt, pasi procesi i minimit do të vazhdojë për më shumë se një shekull për shkak të mekanizmit të njohur si “halving”, që ul gradualisht shpërblimin për minatorët.  
Bitcoin u krijua në vitin 2009 nga një person ose grup anonim me pseudonimin Satoshi Nakamoto. Që nga fillimi, kodi i rrjetit ka vendosur një kufi maksimal prej 21 milion bitcoinësh që mund të ekzistojnë ndonjëherë, një rregull i integruar drejtpërdrejt në protokollin e tij.  
Sipas analizës së publikuar nga Kraken, ndryshe nga burimet tradicionale si ari apo monedhat fiat, oferta e bitcoin nuk mund të rritet sipas vendimeve të institucioneve apo qeverive. Sistemi funksionon mbi një rrjet global kompjuterësh që zbatojnë të njëjtat rregulla dhe që kërkojnë konsensus për çdo ndryshim të mundshëm në protokoll.  
Ky mekanizëm e bën kufirin prej 21 milion bitcoinësh praktikisht të pandryshueshëm, pasi çdo përpjekje për ta modifikuar do të kërkonte dakordësinë e pjesëmarrësve të rrjetit që do të preken drejtpërdrejt nga një ndryshim i tillë. Për këtë arsye, sipas ekspertëve të industrisë, bitcoin konsiderohet si një nga asetet digjitale me ofertë më të parashikueshme në histori.  
Procesi i krijimit të bitcoinëve të rinj ndodh përmes minimit, një aktivitet ku kompjuterë të specializuar verifikojnë transaksionet në rrjet dhe shtojnë blloqe të reja në blockchain. Si shpërblim për këtë proces, minatorët marrin bitcoin të rinj, por ky shpërblim përgjysmohet afërsisht çdo katër vjet përmes mekanizmit të “halving”.  
Për shkak të këtij sistemi, ritmi i krijimit të monedhave të reja do të vazhdojë të ngadalësohet deri sa të arrihet kufiri maksimal prej 21 milion bitcoinësh, i cili pritet të realizohet rreth vitit 2140.  
Arritja e pragut prej 20 milion bitcoinësh konsiderohet nga shumë analistë si një moment simbolik që thekson natyrën e kufizuar të kësaj kriptomonedhe dhe mënyrën se si politika e saj monetare është e përcaktuar nga kodi dhe jo nga vendime institucionale.  
Ky zhvillim vjen më shumë se 15 vjet pas krijimit të rrjetit Bitcoin dhe sipas raportimit të blogut të Kraken, përforcon një nga parimet themelore të projektit: një ofertë fikse dhe të parashikueshme të monedhës digjitale.  
Page12345678